Qendra Pjetër Gaci: Topi të kërkojë falje
Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka shpërndarë për media një reagim të qendrës kulturore të Shkodres Pjeter Gaci lidhur me deklaratat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi bërë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës.
Në këtë reagim shprehet indinjata e thellë për konsideratat e turpshme e aspak te denja për një drejtues institucioni e aq me pak për kreun e shtetit, për Shkodrën.
Qendra “Pjetër Gaci” ka kërkuar tërheqjen publikisht te deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, ne te cilin penat e arta qe Shkodra ka nxjerre ne shekuj stolisen gjuhen shqipe.