Afganistan, 6 italianë të vdekur nga sulmi kamikaz
Gjashtë ushtarë italianë janë vrarë si pasojë e një sulmi që ndodhi të enjten në Afganistan. Ndërkohë tre të tjerë janë plagosur rëndë, bëri të ditur një burim i Ministrisë së Mbrojtjes. Mëngjesin e së enjtes një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë kohës që një patrullë ushtarake po përhskonte zonën. Bëhet fjalë për një autokolonë të trupave italiane, pjesë e misionit ndërkombëtar në afganistan,ISAF. Të paktën dy makina italiane të ISAF-it janë përfshirë në këtë atentat që ndodhi në zonën diplomatike të kryeqytetit afgan. Lajmi për vdekjen e ushtarëve italianë është konfirmuar edhe nga ministria e italiane e Mbrojtjes në Romë. Ministria afgane e Shëndetit Publik informoi se nga sulmi u plagoaën të paktën 38 persona. Ndërsa Oficerët e policies që u ndodhën në vendngjarje, thanë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një autobombë. Sipas një mesazhi të dërguar nga një telefon që zakonisht përdoret nga një zëdhënës taleban, mësohet se kamikazi ishte një anëtar i grupit islamist. Ky ishte Shpërthimi më i fundit në përshkallëzimin dramatik të dhunës që ka përfshirë vendin gjatë këtij viti nga sulmet talebane ndaj forcave afgane të sigurisë por edhe atyre të huaja.
Gjithashtu ishte të paktën shpërthimi i katërt brenda ose prane kryeqytetit gjatë disa javeve, kur kanë kaluar vetëm pak kohë nga zgjedhjet e 20 gushtit.
Gjithashtu ishte të paktën shpërthimi i katërt brenda ose prane kryeqytetit gjatë disa javeve, kur kanë kaluar vetëm pak kohë nga zgjedhjet e 20 gushtit.