E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia greke jashtë Eurozonës do shkatërrohet

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, ka deklaruar se do të rrënohet ekonomia greke për disa ditë, në rast se ky vend do të dalë nga Eurozona.

Deklarata e Shulc është bërë para vizitës së tij që do të zhvillojë sot në Athinë.

Dalja eventuale e Greqisë nga eurozona do të jetë një fillim i një zhvillim jashtëzakonisht negativ, ka theksuar Shulc.

Ai ka theksuar se akoma nuk janë sprovuar të gjitha mundësitë për stabilizimin e peizazhit politik dhe kthimin e ekonomisë greke në rrugën e duhur. Shulc ka shprehur kritika ndaj të gjithë atyre që po angazhohen për rrënimin e Eurozonës.

Kryetari i Parlamentit Europian tha se do të bind liderin e partisë së dytë të majtë radikale, Siriza, për të pranuar planin e kursimit për shpëtimin ekonomisë greke. /Europa e Lirë/

Përgatit: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›