E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne OKB Shqiperia rritje ekonomike

Presidenti Bamir Topi mori pjesë në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”, të mbajtur në Nju Jork, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun.

Në fjalën e tij para  kryetarëve të shteteve dhe delegacioneve të tyre, si dhe të personaliteteve të larta të politikës dhe ekonomisë botërore, presidenti Topi vlerësoi ecurinë dhe ndryshimet e mëdha të vendit tonë në këto 20 vjet.

“Republika e Shqipërisë me ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike, që ka pësuar këto 20-vitet e fundit në rrugën e saj drejt demokracisë dhe proceseve të integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike, I ka kushtuar një vëmendje të veçantë reformave ekonomike dhe atyre legjislative, për t’u përfshirë me sukses në ekonominë e tregut. Është një realitet që sot Shqipëria është jo vetëm një faktor I rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit.”, theksoi Presidenti Topi

Dëshiroj me këtë rast, tha Topi, të përshëndes shtetin e ri, të pavarur të Kosovës, që brenda një kohe të shkurtër ka arritur rezultate pozitive në të gjitha proceset e demokracisë dhe të reformave ekonomike, duke ndikuar direkt në paqen e sigurinë e rajonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›