Orient Expresto, jazz nga Kroacia
Një mbrëmje jazzi me grupin Orient Expresto nga Kroacia, nesër, ora 20:00 në Hollin e koncerteve të Hotel Ronger. Grupi i fomuar në vitin 2009 përbëhet nga Matej Mestrovic, Kristina Bjelopavlovic dhe Borna Sercar. Pas një koncerti në Vjenë grupit iu hap rruga për performanca të tjera të suksesshme nga Zagrebi në Tokio.
Muzika që bën ky grup është një thurje e jazzit klasik me folkun kroat, e më gjerë me folkun ballkanik. Koncerti mundësohet nga ambasada kroate në bashkëpunim me Boom Boom radio& Syri Blu. Biletat mund të blihen tek Boom Boom Radio.