E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në panairin e librit: Kënaqësi për interesimin e të rinjve

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi sot panairin e librit “Tirana 2011” ku vlerësoi interesimin e të rinjve për librin, “si një vlerë që nuk ka humbur megjithë evolucionin teknologjik në fushën e komunikimit”.

“Sot është bota e teknologjisë moderne dhe shumë të rinj kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin, sepse me librin lidhja është e kahershme dhe shumë e rëndësishme”, u shpreh Presidenti Topi.

Presidentit  iu dhurua nga shtëpia botuese “Dudaj”, edhe libri “Kurbani” i kryetarit te PS-së Edi Ramës.

“Panairi falë organizatorëve e përkushtimit të tyre bëhet më i bukur me shumë tituj, por do të thotë se këtu është një koncentrat i fuqishëm i mendjeve krijuese qofshin figura shkrimtarësh klasik të botës moderne, apo edhe shkrimtarë shqiptarë me emër, apo atyre që e kanë përzier bukur politikën me librin”, theksoi Topi gjatë fjalës së tij.

(er.nu/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO: Topi në panairin e librit: Kënaqësi për interesimin e të rinjve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›