E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Radojicic: Rajoni të bashkëpunojë për integrimin

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot homologun e Bosnjë-Hercegovinës, Igor Radojicic.

Biseda mes Topallit dhe Radojicic u përqëndrua në çështjet e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Duke u ndalur në zhvillimet rajonale, Topalli tha se, “Ne duhet të bashkëpunojmë, të njohim njëri-tjetrin më afër, për të pasur paqe e stabilitet në të mirë të vendeve tona”

Nga ana e tij, Radojicic theksoi se vendet e rajonit nuk duhet të qëndrojnë të vetmuara por duhet të bashkëpunojnë me vizion të qartë për proceset integruese.

Topalli dhe Radojicic biseduan edhe rreth projekteve të bashkëpunimit konkret ekonomik mes Shqipërisë dhe Bosnjës, veçanërisht në turizëm, bujqësi, dhe shkëmbime tregtare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›