Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Rezart Taçit

Është shtyrë sot pasdite seanca gjyqësore ndaj biznesmenit Rezart Taçi. Biznesmeni Taçi ishte dënuar nga gjykata me masën "arrest me burg" ndërkohë që avokatët e biznesmenit kishin kërkuar sot nga gjykata rivlerësimin e vendimit për klientin e tyre. Sipas inforamcioneve nesër pritet merret vendimi për masën e arrestit ndaj Taçit.
Biznesmeni Rezart Taçi u akuzua nga gjykata me akuzën e "goditjes për shkak të detyrës në bashkëpunim" kundër gazetarit Mero Baze.
Gazetari Mero Baze u godit disa kohë më parë me sende të forta në kokë ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve si edhe miqve të tij në një lokal në zonën e bllokut.