E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nis vizitën treditore në Turqi

Presidenti i Republikës Bamir Topi qendron për një vizitë treditore në Republikën e Turqisë.
Si parin e vizitës së tij, Topi do ta nisë me një takim me homologun turk, Abdullah Gyl, ku temë qendrore e bisedimeve do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve .

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi, në krye të delegacionit zyrtar ku është i pranishëm edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, do të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme që do të zhvillohen në Stamboll:
në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të ketë diskutime dhe konferencë të përbashkët për shtyp të krerëve të shteteve pjesëmarrëse mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Më pas do të jenë të pranishëm në Takimin e 8-të të Forumit të Korridoreve Kulturore gjatë të cilit, Kreu i Shtetit shqiptar, Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse mbi vlerat kulturore shqiptare e të vendeve të rajonit.
Kreu i Shtetit shqiptar pritet të ketë edhe një takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Shtefan Fyle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›