Omonia Gejxh Drejtimi nga te njejtet persona i humbet fuqine

GJIROKASTR- Anetari i lobit grek ne bote publicisti e shkrimtari greko- amerikani Nikolas Gejxh Nicholas Gage jep mbeshtetje te forte per partine e re te minoritetit grek ne Shqiperi MEGA nese kjo e fundit do te zbatoje parimet per te cilat u krijua. Gjate nje takimi me perfaqesues te kesaj force politike Gejxh ka lene te nenkuptohet se drejtuesit aktuale te OMONIA-s duhet te largohen per tua lene vendin njerezve te tjere te zgjedhur nga baza. Kur ke dale nga populli mund te japesh shume gjera. Uroj te kerkoni mbeshtetjen e popullit dhe te tregoni qe keni dale prej tij. Ju besoni ne idete demokratike qe ne greket kemi dhene ne gjithe boten. Une do tju ndjek me shume vemendje nese do ti zbatoni keto parime dhe ne momentin qe kjo do te ndodhe do te keni mbeshtetjen time te pakufishme. OMONIA duhet te jete e forte dhe te zgjedhe lidere nga baza pasi keshtu do forcohet me shume dhe do ndikoje me shume ne minoritet. Une besoj qe organizatat qe kane per qellim te drejtohen nga te njejtet persona ne nje moment lodhen dhe humbasin fuqine e vet. Ato nuk duhet te kene frike nga populli. MEGA nuk eshte perpjekje kunder OMONIA-s. OMONIA eshte nje organizate qe mbron te drejtat e minoritetit kurse partite marrin pjese ne zgjedhje. Mesazhi qe kjo parti dergon te OMONIA eshte se qe te ece duhet te nxjerre drejtues nga baza. Mendoj se kjo eshte nje kerkese shume e drejte te cilen duhet ta degjojne ka theksuar Gejxh. Ai ka theksuar gjithashtu se i ka ndjekur me kujdes zhvillimet e koheve te fundit ne Shqiperi. Patjeter qe i kam ndjekur zhvillimet e fundit ne Shqiperi dhe te gjitheve ne qe duam qe ne kete shtet te kete siguri qetesi e paqe kur ndodhin gjera te tilla na sjellin shqetesim. Mendoj se te gjithe ata qe mundohen te krijojne klime per zgjedhje te reja duhet te zbatojne ligjet shqiptare. Nuk kam te drejte ti gjykoj sepse jetoj ne nje shtet tjeter eshte shprehur ai.
Nikolas Gejxhit i eshte akorduar nje certifikate mirenjohjeje nga drejtuesit e MEGA per kontributin e dhene per minoritetin grek ne Shqiperi.