E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi per fushaten Dhuna eshte injorance

Presidenti

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka shperthyer ne kritika diten e djeshme per sa i perket menyres sesi po zhvillohet fushata zgjedhore per vendoret e 8 majit. Gjate nje takimi qe ka zhvilluar me nje grupim te rinjsh perfaqesues te Parlamentit Rinor Topi e vuri theksin te dhuna e paprecedente qe po shoqeronte kete fushate zgjedhore. Presidenti perdori fjale te forta per dhunen qe po behej normale ne kete fushate duke theksuar se incidentet nuk duhet te ndodhnim me. Ne kete kuader kreu i shtetit u beri thirrje partive qe te ishin te matura duke mos harruar te etiketoje politikane te vecante qe sipas tij fusin hundet edhe te sporti. Dhuna nuk tregon asgje tjeter tregon vecse injorance. Kontributi ne radhe te pare per te realizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte te partite. Kur politikane te vecante shkojne fusin hundet deri tek interesat e sportit eshte shume e rendesishme sepse futesh ne menyre te padrejte per te prishur rregullin ne nje veprimtari qe i perket qytetarit theksoi Presidenti gjate takimit me te rinjte. Nga ana tjeter Topi theksoi mungesen e madhe qe sipas tij ka pasur kjo fushate per sa i perket debatit politik. Presidenti u shpreh se ajo qe binte ne sy lidhej me faktin se fushata po zhvillohet me tifozeri dhe jo mbi forcen e argumenteve. Shohim qe ka me shume protagonizem te tifozeve te analisteve dhe te mediave sesa te kandidateve evidentoi Presidenti gjate komunikimit me te rinjte. Por pavaresisht kesaj ai theksoi se ishte e rendesishme qe palet te pranonin rezultatin e zgjedhjeve pas zhvillimit te tyre. Fatkeqesisht kjo periudhe iku pa debat. Forca e argumentit te ben qe te fitosh por edhe po sfitove duhet te mendosh se ky eshte verdikti duhet ta pranosh theksoi Topi duke lene te kuptohej se minimalja qe mund te benin forcat politike per te kontribuar tashme per procesin zgjedhor. Nga ana tjeter ironik kreu i shtetit u tregua edhe me perfaqesuesit qe partite politike kane zgjedhur per tu perfaqesuar ne Keshillin Bashkiak. Kam pasur rastin te evidentoj qe futen kalojne 4 vite dhe nuk dine se ceshte karta e autonomise lokale nuk kuptojne se sa i rendesishem eshte roli i tyre ne pushtetin vendor. Per te pare se pushteti vertet ne letra eshte i decentralizuar por ne realitet ka shume probleme deklaroi Presidenti duke i ftuar palet te tregoheshin serioze per sa u perket detyrave qe impononte pushteti vendor. Nga ana tjeter Topi theksoi se per te rinjte ishin shume e rendesishme te jepnin kontributin e tyre ne keto zgjedhje dhe te ushtronin te drejten e votes. Sipas Presidentit rinia duhet te ushtronte presionin e duhur te politika per te bere qe kjo e fundit te kthente syte tek ajo dhe te shtresat e tjera te popullsise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›