Berisha: Vota për PD-në në 8 maj, votë për integrimin
Kryeministri Sali Berisha ka përmbyllur sot fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke iu kërkuar qytetarëve votën në 8 maj theksoi se vota për Partinë Demokratike do të jetë zgjedhja për të sotmen dhe të ardhmen.
“Vota në 8 mars për Lorenc Lukën është për punësimin tuaj, votë që energjitë dhe entuziazmi juaj të derdhet në të mirë të familjeve tuaja, për Shkodrën tuaj të dashur” theksoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se vota në 8 maj për Partinë Demokratike është votë për integrimin e Shqipërisë në Europë.
“Ne që shembën murin e Berlinit. Ne që anëtarësuam, vendin në NATO dhe hoqëm vizat nuk ka mur që nuk shembim dhe ecim të sigurtë në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë” theksoi më tej Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se gjatë këtyre viteve të qeverisjes aktuale, vendi ka arritur sukseset më të mëdha ndërsa premtoi se 4 vitet që do të vijnë do të bëhet realitet ëndrra e çdo shqiptari, integrimin në Europë.
“Sot ne mblidhemi më krenar se kurrë, si njerëz të një suksesi të madh. Ne e kthyem vendin në një destianacion turistik. Ne duam që çdo ditë, çdo muaj, çdo vit të bëjmë më shumë. Për sa kohë do t`i besoni, kjo pari, kjo qeveri do të shtojë më shumë pyetje, çfarë të bëjë më shumë për qytetarët e Shqipërisë”, theksoi Berisha.