KQZ injoron kolegjin per lokalet private
Pavaresisht ankimit te Partise Socialiste zgjedhjet per Bashkine e Kamzes do te zhvillohen ne mase te madhe ne mjedise private. Keshtu sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te kaloje edhe 2 propozimet e fundit te pushtetit vendor per dy qendra votimi te kthyera nga Kolegji Zgjedhor. Duke i bere nje rekomandim kreut te bashkise kolegji se bashku me KQZ-ne nuk kane mundur te bejne asgje thelbesore per te permbushur kerkesen socialiste per zhvendosjen e QV-ve ne mjedise publike te cilat sipas selise roze ekzistojne. Kjo pasi ligji zgjedhor i jep te drejten njesise se pushtetit vendor qe te perzgjedhe vendet ku do te realizohet procesi i votimit diten e caktuar te zgjedhjeve. Nisur nga kjo edhe vendimi i kolegjit apo edhe i KQZ-se vetem sa mbetet ne stadin e rekomandimit per Bashkine Kamze e cila eshte pale e barabarte ne organizmin e procesit zgjedhor ne njesine e saj. Per rrjedhoje me vendimin e sotshem qe pritet te marre KQZ-ja ne bashkine ne fjale ne 8 maj do te kete 21 qendra votimi private te cilat perbejne nje numer te konsiderueshem per nje nga njesite administrative me te populluara dhe me te zhvilluara te vendit. Marrja ne konsiderate e ketij fakti per Kamzen ka te beje me shqetesimin e madh qe PS ka ngritur deri edhe me nje proteste para selise se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Po keshtu duhet thene se per QV-te te propozuara ne mjediset private ka pasur debate edhe per qarqe te tjera te vendit per te cilat ne disa mbledhje me radhe te KQZ-se eshte diskutuar mbi alternativat dhe mundesite per vende me te pershtatshme.
Nderkohe nje vend me rendesi ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se ka zene edhe ai per akreditimin e vezhguesve vendore shume prej te cileve jane refuzuar me votat e shumices. Jashte mundesive per te marre pjese me kete status ne procesin e votimit ka mbetur edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili ka paraqitur kerkesen per akreditim jashte afateve kohore. KQZ ka akredituar 5300 vezhgues nga te cilet 500 jane te OSBE 63 vezhgues jane akredituar nepermjet ambasades se SHBA-se ne Tirane dhe Shkelqesia e tij Arvizu eshte nje prej tyre tha Arti Lushi zedhenes i komisionit ne nje prononcim televiziv. Nje dite me pare ne mbledhje eshte kerkuar nga zv.kryetarja e KQZ-se Deshira Subashi pranimi i kerkeses se Komitetit Shqiptar te Helsinkit nisur nga pervoja dhe kontributi i ketij organizmi ne proceset zgjedhore te meparshme. Ne teresi zgjedhjet e 8 majit do te monitorohen nga mbi 5355 vezhgues nga ku numri i vezhguesve vendas shkon ne 4700.
Po ne kete kuader nje problem eshte shfaqur edhe ne menyren e trajtimit te medias ne diten e zgjedhjeve prej se ciles ka pasur kerkesa per tu akredituar me statusin e vezhguesit. Edhe nje parashtrim i ketille ka provokuar debate te forta shoqeruar me interpretime te ndryshme te Kodit Zgjedhor. Keshtu zv.kryetarja Deshira Subashi duke interpretuar nenin 6 te Kodit Zgjedhor u shpreh se mediat kane te drejte te akreditohen. Ky sugjerim eshte kundershtuar nga perfaqesuesi demokrat Njazi Kosovrasti i cili ka sjelle si baze ligjore ne interpretimin e vet nenin 21 te Kodit Zgjedhor. N.q.s do te vijne dhe do te kerkojne te akreditohen si vezhgues ne qender votimi apo KZAZ statusi i vezhguesit eshte tjeter per detyrimet qe lindin ne proces per kushtet qe plotesojne per tu njohur si i tille. Kete te drejte media ska pse ta kerkoje sot por jo si vezhguese por si perfaqesuese e medias tha Kosovrasti. Keshtu per mediat vezhgimi do te jete vetem ne kuader te se drejtes qe garanton ligji rreth pranise se tyre ne qendrat e votimit per te ushtruar detyren e pasqyrimit dhe percjelljes se procesit ne shkalle vendi. Akreditimin e organeve te saj dhe perfaqesuesve te saj ne nje kohe permanente dhe me te drejtat e vezhguesit si praktike qe ndiqet per kandidatet dhe partite KQZ nuk e ka pranuar.