Topi pret Kantrimen Nuk jam me i nje pjese por i tere popullit

Presidenti Topi pret Zevendesndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit Tomas Kantrimen
Tirane 9 Shkurt 2011 NOA 8211 Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Zevendesndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit per Evropen dhe per Azine Tomas Kantrimen ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.
Takimi dhe biseda mes Kreut te Shtetit shqiptar dhe funksionarit te larte te administrates amerikane u perqendrua ne situaten politike te krijuar ne Shqiperi ku ne menyre te vecante u trajtuan zhvillimet me te fundit pas 21 janarit. Ne takim ishte i pranishem edhe Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu.
Presidenti i Republikes pasi vleresoi lart marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona mike dhe aleate dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e ndihmesen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara e njohu Zevendesndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit Tomas Kantrimen me qendrimin e tij institucional te shprehur publikisht edhe gjate konferences per shtyp te dhene sot ne mjediset e Presidences.
Zyra per shtyp e Topit tha se kryetari i Shtetit ritheksoi se tashme po perjetojme nje moment teper vendimtar kur drejtesia shqiptare duhet te deshmoje perpara qytetareve te ketij vendi integritetin e saj profesional dhe moral zotesine per te hetuar gjykuar e marre vendime e pavarur nga presionet dhe ndikimet politike. Presidenti nenvizoi se e verteta dhe dhenia e drejtesise jane nevoje dhe domosdoshmeri madje sot me paresoret per ti rikthyer qytetareve shqiptare besimin tek shteti dhe tek institucionet e tij te pavarura tek respektimi dhe zbatimi i ligjit dhe te qenit te te gjitheve te barabarte ne kete pike pa asnje lloj dallimi.
Ky do te ishte nje kontribut thelbesor ne rrugen per zgjidhjen e kesaj krize te pashembullt qe pikesepari duket se ka marre peng shpresen e shqiptareve jo vetem per kapercimin e saj por dhe te alternativave qe do iu ofrohen atyre nga forcat politike per te projektuar te ardhmen 8211 u shpreh Presidenti Topi.
Gjithashtu ne kete takim Presidenti i Republikes shprehu edhe nje here vullnetin dhe angazhimin e tij maksimal qe ne frymen dhe respekt te Kushtetutes te jape kontributin e tij institucional ne funksion te rivendosjes se dialogut politik e konstruktiv mes paleve per gjetjen e nje rrugedaljeje sa me te shpejte nga kjo gjendje dhe per me teper pa pasoja per te ardhmen euroatlantike te Shqiperise dhe te qytetareve shqiptare. Si President i Republikes nuk i takoj me nje pjese. I takoj se pari qytetarit dhe e gjithe veprimtaria ime shnderrohet ne institucionale ne respekt te ligjeve dhe te interesit kombetar 8211 ritheksoi edhe ne kete takim Presidenti Topi.
Nga ana e tij Zevendesndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen shprehu kenaqesine e vecante per kete takim me Presidentin Topi duke vleresuar rolin e tij institucional dhe konstruktiv ne kete situate te veshtire per Shqiperine dhe duke cmuar lart perkushtimin e Kreut te Shtetit per ti sherbyer popullit shqiptar dhe kushtetutes.
Gjithashtu Kantrimen theksoi pozicionin e njohur te Shteteve te Bashkuara lidhur me nevojen per nje zgjidhje sa me te shpejte te krizes rivendosjen e dialogut politik nje hetim teresor profesional dhe te ekuilibruar qe do te vertetonin funksionimin e shtetit te se drejtes qendrueshmerine e institucioneve te pavarura kushtetuese si dhe demokracine funksionale te nje vendi anetar te NATO-s.
e.t/NOA
Lajme te ngjashmeTopi-Kantrimen Te vendoset sa me pare dialoguPresidenti Topi Ushtar i paepur i drejtesise jo pjese e sherreve politikeBerisha-Topi kulisat e anulimit te ceremoniseKantrimen perfundon takimin me Berishen tani takim me Topin21 janari Topi Mbroj popullin drejtesia te jape drejtesi LidhjeAleksander Arvizu Bamir Topi presidenti Tomas Kantrimen