E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama – Countryman: Kriza politike

Përfundon takimi i kreut të opozitës Edi Rama me Zëvendes ndihmës sekretarin amerikan te shtetit për Azinë dhe Europën, Tomas Countryman. Ky takim vjen pas atij të zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin Berisha.
 

Situata politike në vend pas demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër demonstrues mësohet se ka qënë fokusi i bisedës së diplomatit amerikan me kreun e PS, Rama.

Ndërkaq, Thomas Countryman ditë më parë, i ka bërë apel klasës politike të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës, pasi ngërci aktual politik nuk i shërben popullit shqiptar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›