Prifti mbron kaseten ne prokurori, Meta: Eshte montazh
09/02/2011 Ish-ministri i Ekonomisë jep fakte të reja për aferën 700 mijë euro me Metën
Prifti pyetet për video-skandalin FBI nxjerr vërtetësinë e videos
ELTON QYNO
TIRANE-Dritan Prifti është ripyetur për të dytën herë lidhur me video-skandalin e përgjimit të ish-ortakut të tij Ilir Meta. Këtë herë Prifti ka dhënë dëshminë e tij para dy prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, ku për tre orë me radhë ish-ministri i Ekonomisë i ka dhënë përgjigje pyetjeve të prokurorëve. Mësohet se rithirrja e tij në Prokurori është bërë me qëllim sqarimin e disa momenteve, pasi ish-ortaku i Priftit, Ilir Meta, në një deklaratë dorëzuar në Prokurori sqaron se gjithçka që është përgjuar në atë bisedë është e montuar me qëllim denigrimin e figurës së tij si politikan. Ndërkohë që vetë autori i këtij përgjimi Dritan Prifti ka rikonfirmuar dhe njëherë se videoja është e vërtetë. Këtë deklaratë, Prifti e ka mbështetur, duke shtuar se nga ekspertiza e specialistit të FBI-së të thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme ka rezultuar se video-përgjimi është i vërtetë dhe se në asnjë vend ska ndërhyrje montazhi. “Kam dhënë detaje të reja për hetimin, duke sqaruar disa momente kur prokurorët ishin të paqartë. Unë vazhdoj të qëndroj në gatishmëri të Prokurorisë, duke i dhënë të gjitha provat që kam lidhur me këtë çështje. Kam bindjen që çështja po merret seriozisht, se gjërat po shkojnë në drejtim të zbatimit të ligjit. Kuptova që nuk kishte asnjë dyshim nga prokurorët për vërtetësinë e videos, nuk mora konfirmim zyrtar për vërtetësinë, por kuptova se nga ekspertiza që kanë bërë prokurorët, videoja nuk është e manipulua”,-u shpreh Prifti. Ish-ministri i Ekonomisë është kthyer në dëshmitarin kryesor të Prokurorisë, ku veç denoncimit të aferës 700 mijë euro të Ilir Metës, Prifti ka denoncuar disa muaj më parë dhe aferat korruptive të Genc Rulit dhe rrugët e kontrabandës së naftës virgin. Në të gjitha rastet kur është paraqitur në prokurori, deputeti Prifti ka qenë i shoqëruar nga dy oficerë të repartit policor “RESI”. Prej disa kohësh Dritan Prifti është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak se ndaj tij gjatë muajit tetor-nëntor mbërritën nëpërmjet internetit disa mesazhe, ku ish-ministri kërcënohej me vdekje madje deri në largim nga detyra e ministrit të Ekonomisë. Lidhur me këtë çështje Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer veprime hetimore, për të zbardhur identitetin e personit që ka dërguar mesazhet kërcënuese. Aktualisht ajo që ka ndalur hetimet është letërporosia, që pritet të vijë nga Greqia.
Ish-ministri i kundërpërgjigjet menjëherë Dritan Priftit
Meta: Ekspertiza jonë nxjerr mos korrespondimin e buzëve me fjalët
TIRANE Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta deklaroi dje se video e regjistruar midis tij dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti është e manipuluar. Duke pasur në krah avokatin Petrit Serjrani, Meta doli në konferencë shtypi ku deklaroi rezultatet e ekspertimit të një kompanie private pas kërkesës së Metës. Avokati tha se në rezultate tregohet që videoja është e montuar. Ndërsa nga ana tjetër ish-ministri i Ekonomisë ngulmoi se video ishte e montuar duke pohuar se në të nuk korrespondojnë fjalët me buzët. Ndërsa për sa i përket hetimit të kësaj çështje, Meta u shpreh se hetimi ka ecur me hapin e breshkës. “Jam këtu për të apeluar edhe njëherë tjetër në përshpejtimin e këtij procesi hetimi, që është i rëndësishëm edhe për vetë kredibilitetin e Prokurorisë. Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj presione ndaj Prokurorisë për këtë çështje. Kam qenë dhe jam i disponueshëm për të bashkëpunuar me të në çdo moment, por absolutisht, askush nuk ka të drejtë të zvarrisë këtë proces dhe Prokuroria nuk duhet të lejojë askënd të flasë në emër të saj, duke politizuar në mënyrë të qëllimshme këtë hetim, i cili duhet të jetë vetëm transparent dhe ligjor”, tha Meta. Lidhur me këtë çështje ky i fundit ka shprehur dhe gatishmërinë e tij për të lënë imunitetin nëse Prokuroria kërkon të hetojë për akuzat e ngritura në video. Ndërkohë duke u shprehur i hapur për çdo hetim nga Prokuroria dhe duke e cilësuar videon si një montim të pështirë politik dhe mafioz ish- zëvendëskryeministri Meta ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është organizatori i kësaj video.
Krimet e Rënda, 10.8 vjet
burg për Romeo Lekën
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 10 vjet e 8 muaj burg për të pandehurin Romeo Leka, i cili mbajti peng për 45 minuta një studente 19-vjeçare nga Skrapari. Sipas prokurorit të çështjes, i pandehuri duhet të shpallet fajtor për akuzat e rrëmbimit dhe mbajtjes peng, grabitjes së bankës, grabitje me dhunë dhe armë, heqjes së paligjshme të lirisë si dhe kanosjes. Gjatë leximit të pretencës përfaqësuesi i akuzës ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve për të cilat është nën akuzë Romeo Leka. Ndërsa ka kërkuar në fund dënimin e tij me 16 vjet burg. Por duke qenë se është caktuar gjykimi i shkurtuar, Leka përfiton nga falja e një të tretës së dënimit, pra vetëm 10 vjet e 8 muaj burg. Por Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e një dënimi alternativ, i cili është gjobitja e Lekës me 1 milion e 400 mijë lekë gjobë. Ndërkohë që seanca gjyqësore është shtyrë për javën e ardhshme, duke i lënë më shumë kohë në dispozicion mbrojtësit për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
40 kg heroinë, 13 vjet burg për fierakun
Hiqet sekuestroja për
pronat e Zaim Tafës
TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur heqjen e sekuestros mbi lokalin “Kështjella”, pronë e kreut të trafikut të 40 kilogramëve heroinë Zaim Tafa. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Zaim Tafa, nga ana e Prokurorisë është bërë me dije se nuk ka prova që të vërtetojnë se i pandehuri ka përfituar të ardhura nga trafiku i drogës. Kjo do të thotë që lokali “Kështjella” nuk është si rezultat i pastrimit të veprës penale të trafikut të drogës dhe për këtë shkak duhet ti hiqet sekuestro. Më tej përfaqësuesja e akuzës ka vijuar se të pandehurit do ti kthehet edhe sasia e 5000 eurove të sekuestruara gjatë arrestimit. Për sa i përket akuzës Prokuroria e ka riformuluar atë duke kërkuar shpalljen fajtor për trafik lëndësh narkotike mbetur në tentativë në formën e eksportimit. Gjatë leximit të pretencës Prokuroria ka kërkuar dënimin e Zaim Tafës me 13 vjet heqje lirie, si dhe informimin e tij për ndryshimin e akuzës.