Zgjedhjet e 8 majit nen hijen e tensionit PD-PS

Tirane 9 Shkurt 2011 NOA/DW 8211 Ani Ruci 8211 Ndonese skadon afati ligjor per reformimin e kodit elektoral situata nuk eshte e pashprese vlereson eksperti per ceshtjet elektorale ne Shqiperi Kristaq Kume.
Afatet ligjore per te reformuar kodin elektoral ekzistues dhe per te konstituuar nga KQZ-ja emrat e anetareve ne komisionet zgjedhore zonale kane skaduar. Kjo tregon se subjektet politike ne Shqiperi nuk po e zbatojne rekomandimin e pare te OSBE/ ODIHR-it venien e interesave te qytetareve shqiptare per mireqeverisje dhe institucione legjitime mbi interesat e tyre politike.
Por Kristaq Kume Drejtor i Institutit shqiptar per Sistemet e Zgjedhjeve thote per programin shqip te DW-se se situata nuk eshte e pashprese.
Rekomandim kryesor i vezhguesve te OSBE/ODIHR pas rezultatit te kontestuar nga opozita e majte te zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 ishte amendimi i disa neneve te Kodit Elektoral ekzistues.
Per shkak te mosmarreveshjeve te thella politike mes maxhorances se djathte qeverisese dhe opozites se majte pas atyre zgjedhjeve ky amendim nuk u realizua. A mund te behen zgjedhjet lokale me kodin ekzistues elektoral qe ne njefare mase solli krizen e thelle politike qe ende vazhdon ne Shqiperi
Zgjedhje mund te behen me kodin aktual qe ka Shqiperia. Ky Kod eshte produkti me i mire legjislativ i deritanishem. Kjo nuk do te thote qe nuk ka nevoje per t8217u amenduar ne nene te ndryshme te tij te cilat sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it duhet te jene me te qarta. Megjithate kodi ekzistues elektoral perben nje baze ligjore per te zhvilluar zgjedhjet lokale te 8 majit. Natyrisht do te ishte shume mire qe ky kuader ligjor te amendohej per nje vleresim pozitiv te procesit te ardhshem zgjedhor dhe per plotesim te rekomandimeve nderkombetare. thote Kristaq Kume Drejtor i Institutit per sistemet zgjedhore ish kryetar i KQZ.
Proces i deshtuar zgjedhor pa komisionere nga te dyja palet
Nese Shqiperia mund te shkoje ne zgjedhjet lokale te 8 majit me Kodin ekzistues pa e amenduar ate dhe pa zbatuar keshtu keto rekomandime ka nje pengese tjeter qe rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Subjektet politike kryesisht ato te opozites nuk kane derguar ne KQZ propozimet e tyre per komisioneret zgjedhore. Afati ligjor per dergimin e tyre skadoi te marten 08.02.2011. Prania e OSBE-se qe asiston dhe monitoron proceset zgjedhore ne Shqiperi beri te ditur te marten 08.02.2011 se nga 66 komisione zonale te administrimit zgjedhor jane ngritur pjeserisht vetem 12 syresh. Kjo situate ka ngjalluar shqetesimin e kesaj organizate nderkombetare dhe ka nxitur kreun e saj ambasadorin Wollfarth t8217i beje serish apel partive politike te dergojne pa humbur kohe propozimet e tyre ne KQZ pasi kjo perben edhe detyrim te tyre ligjor.
Mosplotesimi i ketij detyrimi ligjor ve ne pikepyetje te gjithe punen qe duhet bere per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme dhe dergon nje sinjal jo pozitiv per qendrimin politik qe kane aktualisht subjektet politike qe mund ta zhvillojne me tej gjate procesit zgjedhor. Pra eshte nje sinjal qe mund te lexohet as me shume dhe as me pak si shprehje e vullnetit te munguar politik per te marre pjese ne procesin zgjedhor. Nese keto komisione nuk konstituohen nga KQZ-ja atehere krijohet nje situate e tille ku 50 e komisioneve zonale te mos kene numrin e nevojshem per te marre vendime pra zgjedhjet nuk mund te realizohen dot pasi eshte e pamundur qe te behet nje proces zgjedhor ne mungese te administrates zgjedhore qe ka detyrimin ligjor per ta administruar kete proces zgjedhor. Kjo do te thote qe procesi zgjedhor te mos realizohet ve ne dukje z. Kume.
Kjo ndodh pasi Kodi zgjedhor aktual parashikon ngritjen e nje administrate dypaleshe qe do te thote ne gjysmen e komisioneve te nivelit te dyte shumicen vendim marrese e ka maxhoranca e djathte dhe ne gjysmen tjeter shumicen vendim marrese e ka opozita. Nese nje gjysem nuk ploteson detyrimin ligjor atehere nuk eshte i mundur zhvillimi i procesit zgjedhor. Dhe pergjegjesia per kete bie mbi partite politike.
Interesat e zgjedhesve dhe partite politike
Por ka edhe nje pale tjeter vec partive politike pa te cilen nuk mund te kete proces zgjedhor. Kjo pale jane zgjedhesit qytetaret populli e drejta e tij per te votuar. do proces zgjedhor eshte ne fund te fundit shprehje e vullnetit te zgjedhesve per ate qe do ta qeverise ne nivel politik apo lokal qe nuk duhet penguar nga situatat politike.
Zgjedhjet jane per popullin. Pavaresisht se produkti i tyre dhenia e mandatit per te qeverisur jane forcat politike qe e marrin kete mandat per te qeverisur. thote Kristaq Kume.
Drite ne fund te tunelit
Edhe pse afatet ligjore kane skaduar ende ka shprese qe procesi zgjedhor per zgjedhjet lokale te 8 majit te mos deshtoje. Burime zyrtare nga KQZ thane per DW se situata nuk eshte pa rrugedalje. Te njejtin mendim ka edhe eksperti i sistemeve zgjedhore Kristaq Kume. Klasa politike dhe Shqiperia ka ende energji per te realizuar ndertimin e nje shoqerie mbi kriteret demokratike ne themel te te cilave qendrojne zgjedhjet qofshin te pergjithshme apo lokale. T8217i kundervihesh kesaj do te thote te dalesh jashte sistemit. Ajo force qe ben kete ben vetem nje vetevrasje politike. Besoj se pavaresisht nga situata e tensionuar politike nje zgjidhje do te gjendet.
Lajme te ngjashmeKQZ Ristani Bojkoti opozita po shkel ligjin skemi tager te nderhyjmeDhuna e 21 janarit rendon mbi politiken shqiptareKorrupsioni si sistemQeveria shkarkon Muhon emeron Ylli Manjanin zv/ministerAmbasada e SHBA Countryman anulloi viziten ne Kosove per shkak te mjegulles LidhjeAni Ruci KQZ Kristaq Kume OSBE/ ODIHR Tirane Wollfarth zgjedhjet e 8 majit