CNN Shqiperia e permbytur

Duke zgjedhur pamjet e kameramaneve te Top Channel marre nga helikopteri CNN paraqiti shtepite dhe tokat e mbuluara nga uji ne Shkoder.
Jave te tera shirash kane shkaktuar permbytje ne Ballkan. Ne Shqiperi kercenimet e rreshqitjeve te dheut paraqesin nje tjeter rrezik nga zonat e goditura nga uji. Zyrtaret thone se 12 mije persona jane zhvendosur drejt zonave me te sigurta ndersa 2500 shtepi jane permbytur. Agjencite e lajmeve thone se shume rruge nacionale jane te pakalueshme. Ushtria dhe policia jane thirrur per te ndihmuar per permbytjet thuhet ne raportimin e CNN.
Rrjeti CNN shton se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne disa zona te mbuluara nga uji ndersa persa i takon demeve te shkaktuara nga permbytjet duhet kohe per te patur nje shifer zyrtare. Pavaresisht asistences se kerkuar NATO-s me shume ndihme u duhet banoreve ne veriperendim te Shqiperise te cilet duhet te perdorin varkat per te levizur dhe per te plotesuar nevojat e jetes se perditshme.