Ambasadori amerikan Arvizu SHBA e gatshme per tju ndihmuar
Ambasadori i sapoardhur ne Shqiperi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka telefonuar sot kryeministrin Sali Berisha duke i shprehur mbeshtetjen e SHBA-ve per situaten e krijuar nga permbytjet.
Arvizu shprehi gadishmerine dhe mbeshtetjen e vendit te tij per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon Shqiperia nga permbytjet.
Zyra per shtyp e kryeministrit njofton se ambasadori Arvizu fillimisht shprehi kenaqesine e fillimit te detyres zyrtarisht ne Shqiperi dhe se priste me kenaqesi takimin nga afer me Berishen.
Nderkaq ambasadori Arvizu u takua sot me Presidentin e Republikes Bamir Topi me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.
Sipas njoftimit te zyres per shtyp te presidentit gjate takimit Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote.
Ai beri nje panorame te zhvillimeve te fundit ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - theksoi Ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.