E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rutina e absurdit

Paradoksi dhe absurdi jane bere tashme rutine per shoqerine tone. Pas 20 vjet demokraci mjaft pritshmeri demokratike nuk jane permbushur ende si duhet me implikime ne jetesen tone te perditshme gje qe me pranine ne NATO dhe afrimin drejt BE e komprometon me shume integritetin dhe kapacitetet tona demokratike si shoqeri ne pergjithesi dhe klasen politike ne vecanti.


Papergjegjshmeri politike


Per shkak te sjelljes politike jemi shnderruar ne alienet e Evropes me mungesen konstante te stabilitetit politik dhe implikimet perkatese per gjithe jeten e vendit dhe kjo jo sepse pushteti dhe opozita mendojne ndryshe por sepse po deshmojme pareshtur se pari pushteti se nuk duam dhe nuk dime te komunikojme dhe tolerojme palen tjeter dhe kerkesat perkatese duke mos perdorur arsyen por rendom alibite ne debatin politik.


Perpara se te krijojne aleanca e miqesia me te huajt sipas kahut politik politikanet e ne radhe te pare pushteti te ulen si xhentelmene me njeri-tjetrin dhe te shmangin denigrimet ekstreme ne publik jo thjesht dhe vetem sepse ndajne nje cati por sepse populli nuk ua ka borxh zvarritjen e reformave per te cilat ndonese fajtoret dihen faturat u mbeten te demtuarve.


Kjo rutine e papergjegjshmerise politike me kosto te larte ne rastin e pushtetit jo rralle perkon ne formatin e nje rrethi vicioz me vete rutinen e indiferences dhe fatalitetit tek nje pjese e konsiderueshme e shoqerise qe pranon heshturazi viktimizimin e radhes dhe inkurajon me mosveprimin absurdin te shnderrohet ne norme.


Qytetari ne letargji


Sfida e shoqerise sone eshte afirmimi i nervit te reagimit ndaj cenimit te shnderruar ne norme te mjaft interesave baze dhe jetesore duke filluar nga e drejta e sigurise se jetes te drejtat kushtetuese papunesia masive cmimet ne rritje korrupsioni sherbime shendetesore te shtrenjta ushqime te pasigurta dhe nder me te shtrenjtat ne rajon frika nga krimi i perditshem trafiku ne rruge jashte kontrollit ndotja e gjithanshme materiale dhe morale uje cezme i papijshem uje dhe korrent me nderprerje pasiguri per femijet jashte shtepise pensione lemoshe dendesi urbane mbytese telenovela permbytjesh pafund kotesi e jeteve te humbura tragjikisht ne aksidente absurde te moshuar qe ngrysin ditet e tyre ne braktisje dhe mjerim te semure apeli i te cileve troket ne dere te shurdher gjakmarrja pafund jashte kontrollit masmedia qe cedukon shkolla me probleme monopole ne treg kultura e mosndeshkueshmerise per krimin elit pavaresisht kostove njerezore dhe materiale permbytje sistematike me pasoja materiale dhe psikologjike shkaterrim te burimeve natyrore si pyjet bregdeti koncesione jo transparente te shfrytezimit te burimeve natyrore gatishmeri per te falur hapesira ujore fqinjeve tane padrejtesi ne gjykime zvarritje ne administrate borxhe publike marramendese qe asfiksojne shanset per te ardhmen gure te mozaikut te madh te absurdit me te cilin bashkejetojme cdo dite.


Europa kerkon qytetari


Pjese me e rendesishme e profilit dhe integritetit demokratik te nje shoqerie eshte sensibilizimi dhe reagimi qytetar ndaj anormales ne jetes e saj sikurse dhe vete realiteti perendimor qe aspirojme deshmon larg cdo statukuoje apo limontie qe stimulon praktikat e abuzimit dhe perligjjen e tyre.


Mjerisht realiteti yne le ende per te deshiruar teksa ne evenimente te qeverise hidhen slogane vizat i hoqem kutite nuk i hapem me pjesemarresit qe duartrokasin se nuk pane voten e tyre kur ftohen njerezit nga shoqeria civile per miting kunder planeve per importim mbetjesh dhe ka me shume police se te interesuar kur sindikatat jane inekzistente kur faturat abuzive imponohen me pretekstin e titullit ekzekutiv kur opozita ben thirrje per miting per voten e lire dhe mjaft syresh pergojojne dhe injorojne duke preferuar te pine kafene e radhes ne biseda kot ne bare te tymosura kur tragjedi absurde marrin jete femijesh dhe individesh fatkeq dhe politika nuk ndjen presion prej publikut per te kerkuar ndjese kur politikane te imunizuar nga doreheqja hetohen per afera korruptive deri me kosto njerezore dhe nuk ndjehet presioni publik per me shume pergjegjshmeri prej te zgjedhurve etj.


Perballe refraktaritetit qeveritar e sponzorizimit prej saj te praktikave dekurajuese per transparencen dhe pergjegjesine perpara ligjit paralel me alergjine ndaj institucionit te doreheqjes si cmimi per deshtimin qytetaria dhe presioni pozitiv i saj eshte thelbesor per normalitetin politiko-social.


Emancipimi demokratik nenkupton sa qytetari korrekte ndaj respektimit te ligjit aq dhe kerkese te vendosur te respektimit te paketes se te drejtave qofshin ato individuale apo te grupit te dites apo te perspektives te cenuara dhe te neperkembura prej pushtetit dhe modelit te kontekstit abuziv qe ai stimulon ne realitetin e perditshem.


shte ky standard qytetarie qe na afron me shpejt se kurre ne BE duke bere te mundur rikthimin e shpreses se Europa mund dhe duhet te filloje qysh neser ne pragun tone.


Pertej pragut te deres dhe interesit te castit vemendja ndaj problematikes sociale dhe politike ne vend nuk eshte luks apo militantizem partiak por domosdoshmeri per fatin personal te cdo qytetari qe te ardhmen e tij dhe te femijeve e sheh te lidhur me kete vend.


Sfida qytetare eshte sot indiferentizmi dhe ndonese problemet jane te shumta ne piramiden e tyre respekti per vetveten si qytetar aspirant te klubit te perendimit fillon mes te tjerave me respektimin dhe garantimin e lirise se votes qe kurorezon me pas pergjegjshmerine qeveritare qe meriton qytetari shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›