E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret ish-te perndjekurit e Malesise se Madhe

Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti sot, me kerkesen e tyre ne Pallatin e Brigadave nje perfaqesi te ish-te perndjekurve politike nga Malesia e Madhe.

Perfaqesuesit e ish-te perndjekurve politike nga Malesia e Madhe i parashtruan kreut te shtetit shqetesimet e tyre lidhur me trajtimin dhe me pengesat qe ndeshin si persa i perket demshperblimit, shkollimit, punesimit, ashtu edhe me rehabilitimin dhe integrimin e tyre.

Ata kerkuan edhe vleresimin e kryengritjes antikomuniste te 23-25 janarit 1945 ne Malesine e Madhe. Presidenti u shpreh se i ka ndjekur gjithmone me vemendje te madhe shqetesimet e te perndjekurve, duke theksuar se eshte nje detyrim institucional dhe moral.

Presidenti theksoi nevojen per vleresim dhe integrim te kesaj shtrese aq shume te rendesishme, sipas tij, te shoqerise shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›