E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne OKB krahason Shqiperine e 92-shit me ate te 2010-s



Kryeministri i vendit Sali Berisha gjate fjalimit te mbajtur dje ne Samitin e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara ka renditur disa nga arritjet kryesore te Shqiperise gjate qeverisjes se tij. Por kreu i qeverise ka bere dhe nje krahasim me Shqiperine e vitit 1992 kohe kur Berisha i eshte drejtuar per here te pare me nje fjalim Asamblese se OKB-se. Kreu i qeverise shqiptare gjate fjales se tij ka vene ne dukje arritjet e shumta qe kane ndodhur gjate ketyre viteve ne Shqiperi. Ai vuri ne dukje se ne vend jane ndermarre reforma te medha qe kane si synim primar levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Gjate fjales se tij kreu i qeverise falenderoi OKB-ne dhe organizatat e tjera nderkombetare per ndihmen financiare qe kane dhene nder vite ne ndihme te Shqiperise dhe shqiptareve.
Deklarata
Berisha e fokusoi fjalen e tij ne rritjen ekonomike te Shqiperise si nje nder te paktat vende qe kane shenuar rritje ekonomike ne kohen e krizes ekonomike boterore. Berisha gjithashtu beri te ditur se vendi ka luftuar korrupsionin lufte e cila ka rezultuar me rritjen e te ardhurave buxhetore. Sot vij ne kete asamble si kryeminister i nje vendi ku 80 e energjise sigurohet nga sektori privat. Ne kemi luftuar varferine. Shqiperia ka perparuar dhe ka ridimensionuar edhe me tej objektivat e mijevjecarit duke i pershtatur ato me objektivat e integrimit. Kemi rritur shpenzimet per arsimin dhe shendetesine. 70 e te rinjve hyjne ne universitet. Ne te gjitha shkollat eshte shtrire interneti. Kemi rritur ne 77.9 vjet jetegjatesine. Po keshtu ne Shqiperi ka ulje drastike te vdekshmeria foshnjore ndersa vaksinimi i femijeve eshte ne nivele te larta - eshte shprehur Berisha. Ai konfirmoi se mbrojtja e mjedisit ka shenuar progres rrenjesor. Ekonomia ka shenuar rritje ndryshe nga vendet e tjera qe jane perballur me recensionin ekonomik. Jane rritur eksportet. Jane rritur te ardhurat buxhetore. Transformime rrenjesore ka pesuar infrastruktura e vendit. Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe po ben progres drejt integrimit ne BE. Keto arritje kane si synim levizjen e lire. Keto reforma jane percaktuese per ecurine e reformave te tjera. Objektivi yne eshte lufta kunder korrupsionit. Eshte kjo lufte qe beri te mundur dyfishimin e te ardhurave buxhetore e beri Shqiperine nje nder vendet me terheqese per investimet e huaja - eshte shprehur kreu i qeverise shqiptare gjate fjales se mbajtur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Haxhinasto takon ndihmessekretarin e Shtetit Filip Gordon

Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork ne kuader te punimeve te Sesionit te 65-te te Organizates se Kombeve te Bashkuara ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim me ndihmessekretarin e Shtetit te SHBA-ve per ceshtjet e Europes dhe Euroazise Filip Gordon. Gjate takimit ndihmessekretari i Shtetit Gordon shprehu vleresimet me te larta per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara si dhe angazhimin e shtetit amerikan per thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Ne kete kuader ai shprehu falenderimet e tij per ndihmen qe Shqiperia eshte duke dhene ne Afganistan si dhe per punen lobuese qe vendi yne ka bere deri ne kete moment per ceshtjen e Kosoves si perpara ashtu dhe pas daljes se vendimit te GJND-se. Gordon riafirmoi edhe njehere mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per reformat e nderruara nga shteti shqiptar duke vleresuar gjithashtu rolin e Shqiperise si nje model bashkepunimi me vendet e tjera.

23 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›