E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj Ligji i pronave nuk i pengon qytetaret ti drejtohen Strasburgut



Deputeti demokrat njekohesisht dhe hartuesi i ndryshimeve te fundit ne ligjin e pronave Enkelejd Alibeaj e cileson ligjin ne perputhje me Kushtetuten dhe se nuk i pengon qytetaret tu drejtohen gjykatave shqiptare dhe asaj te Strasburgut. Sipas Alibeajt ligji synon qe te korrigjoje gabimet e meparshme te AKKP-se apo te komisioneve te meparshme te kthimit te pronave ne ato raste kur prona eshte kthyer gabim dhe nuk ka shkuar te pronari i ligjshem. Ne rast se kete pune e ben administrata e AKKP-se sipas Alibeajt kjo do tu kurseje kohe dhe para pronareve te ligjshem te cilet nuk duhet tu drejtohen me pas gjykatave.
Synimi
Ky eshte nje ligj i cili ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vetem krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP-ja. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP-ja pra Agjencia e Pronave apo Komisionet e Kthimit te Prones te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo. Po ka gabuar. Dhe gabimi eshte nga minimal njerezor deri edhe te kriminal vjedhja. Pikerisht per kete do te duhej qe shteti administrata te ndermarre kete mekanizem korrigjues - eshte shprehur Alibeaj. Duke iu referuar edhe ankeses se shoqates Pronesi me drejtesi sipas te ciles ky ligj synon te bllokoje te drejten e pronareve shqiptare qe ti drejtohen Gjykates se Strasburgut Alibeaj shpjegon se ligji nuk ka kete synim. Nese nje individ mund ti drejtohet sistemit gjyqesor absolutisht mund ti drejtohet dhe Gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vet Gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene pikerisht se shteti shqiptar duhet te gjeje zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj. E kunderta pra ky ligj jo vetem qe nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut. I pengon shqiptaret te shkojne ne Strasburg po ne kuptimin qe u jep mundesi zgjidhjeje problemeve te tyre ketu brenda para se te shkohet ne Gjykaten e Strasburgut - ben te ditur demokrati Alibeaj. Deklarata e tij vjen nje dite para mbajtjes se seances parlamentare ku pritet nje reagim ne bllok i opozites kunder ketij ligji dhe menyres se votimit te dekretit te Presidentit ne seancen e kaluar parlamentare.

Agim Toro Ligji i pronave synon te shmange Strasburgun

Shoqata e pronareve Do ta dergojme ligjin ne Gjykaten Kushtetuese
Sipas Toros drejtori i AKPP-se mund te anuloje cdo vendim qe deshiron

Eljona Ballhysa
Ndryshe nga sa pohon deputeti demokrat Alibeaj shprehen drejtuesit e shoqates se pronareve te ligjshem Pronesi me drejtesi ne lidhje me ndryshimet ne ligjin e pronave. Ne nje prononcim per gazeten Albania sekretari i Pergjithshem i kesaj shoqate Agim Toro ben te ditur se ndryshimet e miratuara se fundi ne ligjin e pronave pervecse jane ne kundershtim me Kushtetuten me vendimet e Gjykates Kushtetuese si dhe me vendimet e Gjykates se Strasburgut synojne edhe shmangien e te drejtes se pronareve per tiu drejtuar kesaj gjykate. Kjo sipas Toros behet per faktin se te gjitha vendimet e dhena nga Gjykata e Strasburgut per ceshtjen e pronesise kane qene vendime kunder qeverise e shtetit shqiptar dhe qe e detyrojne kete te fundit te demshperbleje me shifra marramendese pronaret e ligjshem. Duke penguar pronaret ti drejtohen Strasburgut atehere kompensimi financiar i tyre nuk do te ndodhe kurre.
Sqarimi
Qellimi i miratimit te ketij ligji eshte pengesa qe te mos dergohen ceshtjet e pronesise ne Gjykaten e Strasburgut por problemet te komandohen nga AKKP-ja dhe kompensimi financiar te mos zbatohet kurre. Ne kete aspekt Gjykata e Strasburgut ka ndeshkuar ne shume raste shtetin shqiptar dhe i ka kerkuar te mos ndryshoje ligjshmeria ne lidhje me ceshtjen e pronesise gje qe ende nuk po ndodh ne Shqiperi. Ky ndryshim i ligjshmerise ka lidhje me kete se drejtori i AKPP-se mund te anuloje cdo vendim qe deshiron pa pyetur fare dhe ti sorollate pronaret ne dyert e gjykatave tona - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i shoqates Agim Toro. Ai konfirmon se kjo shoqate do ta ankimoje kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas Toros ankimimi ne Kushtetuese do te behet shume shpejt menjehere pasi ligji te hyje ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Ai gjithashtu ben te ditur se argumentet qe do te paraqese shoqata jane te njejtat argumente qe perdori Presidenti i Republikes i cili nuk e dekretoi ligjin por e ktheu mbrapsht ne Kuvend duke e cilesuar ate antikushtetues. Do ta cojme ne Kushtetuese pasi te botohet ne Fletoren Zyrtare. Argumentet tona jane te njejta me argumentet e Presidentit te Republikes. Nuk duhet te kete te drejte administrata qe te shfuqizoje vendime te dhena nga komisionet e kthimit te prones qe nga Gjykata e Strasburgut jane cilesuar si te barasvlershme me vendimet e gjykatave. Kete e ka perdorur si argument edhe Gjykata jone Kushtetuese edhe ajo e Strasburgut. Pikerisht keto jane argumentet tona dhe ne do ti paraqesim ne Gjykaten Kushtetuese - eshte shprehur Toro.

Shkurt
PD-PS bashkojne votat per kandidaturen e Bashkim Dedjes

Komisioni i Ligjeve miratoi dje paradite unanimisht dekretin e Presidentit per emerimin e Bashkim Dedjes ne postin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Vete Dedja nuk ka qene i pranishem ndersa kandidatura e tij do te kaloje per votim ne seancen e sotme parlamentare. Komisioni i Ligjeve u mblodh nje dite pasi presidenti Bamir Topi firmosi dekretin per caktimin e kreut te ri te Gjykates Kushtetuese. Kuvendi nuk ka marre ende ne shqyrtim kater kandidaturat e tjera per anetar te Gjykates Kushtetuese te propozuar nga Presidenti me 6 shtator. Presidenti perzgjodhi ndermjet pese anetareve aktuale te Kushtetueses. Komisioni i Ligjeve ka vendosur qe javen e ardhshme te filloje nga puna per shqyrtimin e kandidaturave per Gjykaten Kushtetuese dhe me pas edhe me anetaret e dekretuar per Gjykaten e Larte. Dita e hene eshte pikerisht afati i fundit per anetaret e Komisionit te Ligjeve per te depozituar pyetjet qe do tu drejtohen 4 anetareve te perzgjedhur nga kreu i shtetit per te qene pjese e Gjykates Kushtetuese gjate seances degjimore.

Berisha takime ne Nju Jork me Dhomen Shqiptaro-Amerikane te Tregtise

Ne diten e trete te vizites se tij ne Nju Jork kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me perfaqesues te Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise. Gjate takimit kryeministri Berisha i njohu me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per krijimin e nje klime lehtesuese dhe te favorshme per biznesin ne Shqiperi ne terheqjen e investimeve te huaja dhe dhenien e garancive per investitoret e huaj. Nder te tjera kryeministri Berisha beri nje ekspoze te potencialeve te Shqiperise dhe fushave ne te cilat mund te investohet si ne energji turizem infrastrukture etj. Perfaqesuesit e Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise paraqiten interes te vecante lidhur me kuadrin rregullator per investimet e huaja direkte ne Shqiperi si dhe mundesite e investimit dhe partneritetit. Ne kete aspekt interes dhe vleresim te madh nga ana e tyre pati per ndryshimet e reja ne legjislacionin shqiptar ne lidhje me garantimin e investimeve te huaja ne Shqiperi si edhe per instrumentet e tjera ligjore te cilat permiresojne klimen e biznesit dhe investimeve.

Haxhinasto takon ndihmessekretarin e Shtetit Filip Gordon

Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork ne kuader te punimeve te Sesionit te 65-te te Organizates se Kombeve te Bashkuara ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim me ndihmessekretarin e Shtetit te SHBA-ve per ceshtjet e Europes dhe Euroazise Filip Gordon. Gjate takimit ndihmessekretari i Shtetit Gordon shprehu vleresimet me te larta per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara si dhe angazhimin e shtetit amerikan per thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Ne kete kuader ai shprehu falenderimet e tij per ndihmen qe Shqiperia eshte duke dhene ne Afganistan si dhe per punen lobuese qe vendi yne ka bere deri ne kete moment per ceshtjen e Kosoves si perpara ashtu dhe pas daljes se vendimit te GJND-se. Gordon riafirmoi edhe njehere mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per reformat e nderruara nga shteti shqiptar duke vleresuar gjithashtu rolin e Shqiperise si nje model bashkepunimi me vendet e tjera.

23 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›