Kujt i duhet nje puc ekonomik
Ne keto dite kur fjala puc ne media po inflacionohet pa mase me shume sesa ne fund te sms-ve dashamirese mes njerezve mendoj se nuk e teproj kur them se nese klasa politike po debaton forte nese kemi nje grusht shteti apo jo qytetaret tashme e ndjejne se po tentohet te kemi nje puc ekonomik.
Edhe sot gati 2 jave pas 21 Janarit veshtire se mund te perllogariten demet ekonomike qe kjo ngjarje ne bulevard i solli Shqiperise. Nuk e kam fjalen thjesht per dhjetra makina te djegura dyqane te dhunuara apo bulevard te shkatruar. Nuk po flas thjesht per kroniken e dites qe fale edhe kujdesit te mediave beri xhiron e botes shume me bindshem sesa lajmi i mire se Shqiperia per vitin 2011 eshte nje nga destinacionet turistike me atraktive.
Le te abstragojme per pak momente nga rrethi vicioz i analizave te palodhura politike dhe te kujtojme shprehjen e famshme te Bill Clinton thene gjate fushates elektorale te vitit 1992 kunder Xhorxh Bushit it is the economy stupid - qe ne kontekstin aktual si apel per kokat e nxehta te politikes do te mund te perkthehej ekononomia e vendit duhet te jete mbi te gjitha hellip o politikane .
Praktikisht per te kuptuar pasojat ekonomike e asaj cfare pame me 21 Janar dhe fatkeqsisht asaj qe nuk po e shikojme akoma sot le te bejme nje analogji pak me kapitaliste duke supozuar sikur Shqiperia eshte nje kompani e listuar ne burse. Skema eshte e qarte aksionere te kesaj kompanie nuk jemi vetem ne qytetaret shqiptare por edhe shume partnere dhe miq nderkombtar qe kane investuar kapitalin e tyre kane kontribuar me eksperiencen dhe kane dhene asistencen e tyre qe kjo kompani te rritet te zhvillohet dhe te modernizohet dhe natyrisht ajo cfare te gjithe presim eshte qe dividendi demokratik dhe ekonomik te fuqizohet dhe te jete i qendrueshem. Patjeter qe populli aksionere kontraten sociale dhe kontraten e punes e ka lidhur me menaxheret politikane te cilet pashmangshmerisht jane edhe aksionere.
Mjaftuan vetem 5 ore qe kuotat e kesaj kompanie te pesojne nje goditje dhe cmimi i aksioneve tona te ulej ndjeshem tipik si ne rastet e nje sulmi spekullator ne bursat nderkombtare a thua sikur dikush kerkon te ul vleren e kompanise per ta blere apo sikur dikush kerkon te thote o popull a dini cfare Fajin e kane menaxheret duhet ti ndryshojme A po dikush tjeter qe apelon koha per menaxher te rinj. Te gjtha mund te jene pyetje me vend por ne nje kohe tjeter. Sot nuk vihet ne diskutim fati i menaxhereve por i aksionereve te cileve menaxheret aspirant nuk u thone se cfare dhe si dijne te bejne me mire porse luajne me karten e frikes se gjerat mund te behen me keq.
Ekonomia e nje vendi nuk eshte nje googol ne nje qoshe te dhomes te cilen e zbusim sa here na duhet. Ajo eshte si nje qenje njerezore qe duhet ushqyer kur eshte e dobet dhe duhet kuruar kur eshte e semure. Ekonomia nuk mund te jete peng i tekave te disa politikaneve te cilet ushqejne mjerimin e disave si platforme politike dhe jo vizionin e mireqenjes per te gjithe si sfide te tyre. Kush paguan sot faturen made in Albania per kartolinenen me pamjet e vitit 97 kush paguan faturen per anullimin e biletes turistike per te huajt kush e paguan faturen per bizneset qe kane frike te investojne dhe qytetare qe po stepen te konsumojne.
Pasuria ekonomike e nje kombi nuk eshte thjesht cfare zoteron ai sot por mbi te gjitha pritshmeria dhe besimi i qytetareve se cfare do sjelle e nesermja. Nese duam te shtojme vleren e aksioneve te kompanise tone na duhen lajme te mira. Une kam vetem nje lajm per momentin neser ka demostratehellip
Autori keshilltar per ceshtjet ekonomike ne Ministrine e Ekonomise