Topi rikandidon Artan Zenelin
02/02/2012 Presidenti i Republikës dekret për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë
Më 2008-n mazhoranca e rrëzoi Zenelin, çka shënoi krisjen e parë institucionale
Megjithëse është rrëzuar një herë, Presidenti Bamir Topi ka provokuar sërish dje mazhorancën duke i ripropozuar asaj të votojë Artan Zenelin për postin në vendin vakant si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me një dekret të posaçëm në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenca njoftoi emërimin e Zenelit në vendin vakant të këtij institucioni. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, ndërkohë pritet që t’i kalojë Kuvendit për miratim. Zeneli më parë ka gëzuar postin e kryetarit të gjykatës së Tiranës dhe njihet si një jurist profesionist. Nëpërmjet këtij emërimi kreu i shtetit pretendon se Zeneli, aktualisht kryetar i gjykatës së Tiranës, të marrë votat në kuvend, për t’iu hapur kështu rruga drejt Gjykatës së Lartë, që aktualisht drejtohet nga Shpresa Beçaj.
Rrëzimi i dekretit
Emri i Zenelit është i njohur jo vetëm për aktivitetin e tij në drejtësi, por dhe se ai është rrëzuar një herë nga Partia Demokratike për pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Ai ishte pjesë e dekretit që kreu shtetit firmosi për anëtar gjykate, por u rrëzuan në bllok nga mazhoranca. Konkretisht në vitin 2008 mazhoranca së bashku me katër kandidatura të tjera e rrëzoi dekretin e kreut të shtetit për emërimin e Zenelit në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë me argumentin se Presidenti nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin. Si një hakmarrje ndaj veprimit të Presidentit Topi, që dorëzoi në Kuvend pa u konsultuar më parë me forcat politike kandidatët për Gjykatën e Lartë, grupi demokrat dhe disa aleatë bllokuan miratimin e Altina Xhoxhaj, Artan Zenelit, Kristaq Trajës e Medi Bicit. Por surpriza në seancën plenare të 16 qershorit ndodhi në votimin e fundit. Çuditërisht, shumica dha pëlqimin e saj për një prej emrave që në grupin demokrat u përfol si më i padëshiruari, Zamir Poda. Ai u votua me 65 vota pro dhe 62 kundër. Ky do të ishte dhe precedent i parë që rrëzohen nga Kuvendi i Shqipërisë pesë dekretet e një presidenti. Që nga viti 1991 nuk kishte ndodhur asnjë precedent i ngjashëm që të rrëzohen dekretet e Presidentit. Më pas Gjykata Kushtetuese sanksionoi se dekretimi është në diskrecion të Presidentit të Republikës po aq sa është në diskrecion të Kuvendit t’i pranojë ose jo dekretet e Presidentit. Por që nga rrëzimi i 5 dekreteve në qershor 2008 një prej emrave të rrëzuar, Medi Bici, ishte i vetmi që mundi ta kalojë provën e Kuvendit dy vjet më vonë, në qershor 2010. Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë fati i Zenelit kur do të paraqitet për seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve e më pas për votim në seancë plenare. Në vitin 2009 Zeneli u zgjodh nga KLD-ja kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4-vjeçar. Një vendim ky që u kundërshtua nga ministri i Drejtësisë i asaj kohe Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi KLD-në se zgjedhja e Zenelit nuk ishte transparente. Dekreti i fundit i firmosur nga Topi dhe i miratuar nga mazhoranca ka qenë emri i Bujar Leskajt si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, afro një muaj pas rrëzimit të kandidatit për këtë post, Sali Shehut.
Debatet për dekretet e Presidentit
Që nga qershori i 2008-s e deri më tani dekretet e Presidentit Bamir Topi janë refuzuar nga mazhoranca, duke e thelluar çdo ditë e më shumë krizën institucionale mes ekzekutivit dhe Presidencës. Dekretet e fundit që mazhoranca i ka thënë “jo” Topit janë ato të nëntorit të vitit të kaluar për ligjin për menaxhimin e mbetjeve dhe për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mazhoranca kundërshtoi dekretin e Topit për emërimin e Sali Shehut në krye të KLSH-së qoftë për procedurën e ndjekur, ashtu dhe emrin e propozuar. Sipas mazhorancës, Topi nuk ka respektuar në këtë proces vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e detyron Presidentin të konsultohet me Kuvendin për kandidaturat. Nga ana tjetër, po sipas mazhorancës, kandidati Shehu nuk plotësonte kriteret ligjore për të drejtuar KLSH-në.