E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi shkarkon shefin e Shtabit, Luan Hoxha

TIRANE - Nje tjeter ushtarak i larte u shkarkua dje nga detyra, si "pergjegjes" per tragjedine e Gerdecit. Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, me detyren shef i Shtabit te Pergjithshem, u lirua nga detyra, pas propozimit te bere nga Kryeministri Sali Berisha, disa jave me pare. Nje kerkese e tille, ka ardhur pas akuzave te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ne menyre indirekte dhe direkte, ka bere me dije se ishin ushtaraket ata qe kane pergjegjesi per kete ngjarje.

"Dekretoj, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, deri tani me detyre shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, shkarkohet nga kjo detyre. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere", firmosi dje ne oret e para te dites, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i vetmi qe ka te drejten e shkarkimit te gjeneralit. Ne dekretin e publikuar dhe ne faqen zyrtare te presidences, nuk jepen argumentet per shkarkimin e shefit te Shtabit te Pergjithshem, Hoxha. Por, e vetmja arsye per largimin e tij eshte tragjedia e Gerdecit. Per kete ceshtje, Hoxha eshte thirrur te deshmoje dy here ne Prokurorine e Pergjithshme, ku ai ne fakt ka mohuar te kete gisht apo pergjegjesi ne tragjedine e 15 marsit te ketij viti, qe i mori jeten 26 personave e plagosi qindra te tjere. Nderkohe qe "cirkuiti" i shkarkimit te gjeneral Hoxhes ka nisur qe me emerimin e Oketes ne krye te dikasterit te "luftes", qe solli dhe kopsitjen e dosjes e cila arrit nje jave me pare ne tavolinen e Presidentit Topi, per t'u firmosur dje shkarkimi. Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, eshte ushtaraku i trete qe shkarkohet nga Forcat e Armatosura. Vetem nje muaj me pare, po per tragjedine e Gerdecit, me firmen e Presidentit Bamir Topi u shkarkuan Gjeneral Major, Shpetim Spahiu dhe Gjeneral Brigade, Zija Bahja. Te dy ushtaraket e larte u shkarkuan me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa, po per tragjedine e Gerdecit. Ata u cilesuan "pergjegjes" per shperthimin qe u mori jeten 26 personave e plagosi qindra te tjere. Gjeneralet me pare ishin thirrur per te deshmuar ne prokurori per ngjarjen. Ministri i Mbrojtjes, Oketa, paralajmeroi me marrjen e detyres se do te kryeje reforma ne kete institucion. E ato nuk vonuan. Nga muaji maj e deri me sot, nga detyra jane larguar tre gjenerale.

Reagimi

Pak ore pasi u njoh me vendimin per shkarkimin e tij, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, deklaroi se ka respektuar detyren dhe realizuar ate. Ne nje konference per shtyp, para largimit, Hoxha theksoi se ka heshtur per tragjedine e Gerdecit, ne menyre qe te ndihmoje hetimet qe po behen nga institucionet perkatese. "Heshtja ime u be vetem per te ndihmuar hetimet dhe ne respekt te ligjit. Institucionet e drejtesise duhet te zgjidhin njehere e mire kete ceshtje", tha Hoxha. Shefi Shtabit te Pergjithshem, i sapocliruar nga detyra, gjeti vendin te falenderoje Forcat e Armatosura per perkushtimin dhe realizimin e detyrave. Ai nuk harroi te permende faktin se ende nuk ka marre ne dore dekretin e Presidentit, qe i komunikon shkarkimin nga detyra. Ndaj, reagimin e shkurter te bere ne media, i pari per tragjedine e Gerdecit, ia dedikoi falenderimeve per bashkepunimet me oficeret, nenoficeret dhe ushtaraket. Gjenerali u pyet pak kohe me pare dhe nga Prokuroria Ushtarake, ku u thirr per te deshmuar ne lidhje me tragjedine dhe detyren e tij ne lidhje me demontimin e armeve. Hoxha deshmoi para prokurorise mbi kompetencat, kush ka qene personi qe ka nxjerre urdhrat per transportin e municioneve me makinat e ushtrise, si dhe organizimin dhe zhvillimin i inspektimeve dhe kontrolleve, sipas nje programi te miratuar nga ky i fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›