E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te ndalet bllokimi i Kosoves nga Moska e Beogradi"

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, i eshte drejtuar dje me nje fjalim Kuvendit te Kosoves, gjate nje seance solemne. Ai tha se Kosova eshte nje shtet i pavarur, demokratik e sovran dhe se kete fakt duhet ta pranojne te gjithe, perfshire edhe Rusine e Serbine.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te jene perkrah popullit te Kosoves, por nuk duhet lejuar qe Moska dhe Beogradi ta bllokojne procesin e paspavaresise. Kete e ka deklaruar dje kongresisti amerikan, Eliot Engel, ne nje fjalim para deputeteve te Kuvendit te Kosoves. Ne kete seance solemne, te organizuar per kongresistin e njohur amerikan, Engel tha se Kosova eshte nje shtet i pavarur, demokratik e sovran dhe se kete fakt duhet ta pranojne te gjithe, perfshire edhe Rusine me Serbine, duke paralajmeruar se "nuk duhet lejuar qe Moska dhe Beogradi te bllokojne procesin dhe te krijojne destabilitet ne Kosove".

THIRRJA

Kongresmeni Engel u ka bere thirrje Kombeve te Bashkuara dhe UNMIK-ut se periudha e tyre udheheqese ne Kosove ka perfunduar dhe se tash duhet t'i lejojne misionit te EULEX-it te filloje me operimet e plota ne gjithe territorin e Kosoves sa me shpejt qe te jete e mundur. Ai tha se edhe ne misionin e ri, Shtetet e Bashkuara do te jene te perfshira, ngase kete e deshiron vete Kosova. "Besoj se populli i Kosoves deshiron qe SHBA te jete e perfshire ne proceset ne Kosove, sepse i beson Amerikes dhe duhet t'i besoje", tha kongresisti Engel.

Duke folur per letren e fundit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, Engel tha se ky eshte momenti qe UNMIK-u te shkoje, kurse EULEX-i te shtrihet ne Kosove. "Nuk mendoj se EULEX-i duhet te sfidohet nga Kombet e Bashkuara per shkak te obstruksioneve ruse", tha ai.

PASPAVARESIA

Kongresisti Engel tha se ne Kosove po ndertohet nje demokraci e vertete, nje shtet i forte e sovran, me nje shoqeri te lire dhe demokratike. Andaj, ai tha se te gjithe duhet ta kuptojne se Republika e Kosoves eshte e perhershme dhe e qendrueshme. Ne kete aspekt, ai lavderoi nxjerrjen dhe fuqizimin e Kushtetutes, me te cilen, si u shpreh ai, Kosova po ze vend ne bashkesine e kombeve demokratike, ku zbatimi i ligjit eshte me rendesi kapitale. "Prandaj, tha Engel, tani duhet te kete nje tranzicion te vertete dhe pa zvarritje, qe nenkupton dorezimin e kompetencave nga UNMIK-u te Qeveria e Kosoves". Me tej Engel hodhi shpresen se "OKB-ja mund te luaje rol pozitiv dhe shpresojme se Rusia e Serbia do te pushojne se luajturi rolin negativ". Engel paralajmeroi se "keto dy vende duhet ta kuptojne dhe pranojne se pavaresia e Kosoves eshte jo vetem ne te miren e Kosoves, por edhe te rajonit dhe botes". Engel premtoi se Uashingtoni do te angazhohet qe edhe me shume vende ta njohin Kosoven e pavarur.

Mirenjohje SHBA-ve

Fjalimi i kongresistit Eliot Engel eshte percjelle me duartrokitje te shpeshta te deputeteve kosovare. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se legjislativi i Kosoves, ndjehej i nderuar qe i eshte drejtuar njeriu qe aq shume kontribuoi per Kosoven, lirine dhe pavaresine e saj, per 20 vjet rresht. Kurse kongresmeni tha edhe se ndihej shume i lumtur qe ne Kosove, si pavaresia, ashtu edhe hyrja ne fuqi e Kushtetutes, eshte shenuar edhe me flamurin amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›