E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi shmangu kriterin e PD-se per gjyqtaret

Grupi i eksperteve ne Presidence nuk mori parasysh nje prej kritereve qe Partia Demokratike sugjeroi per anetaret e Gjykates se Larte. Ne listen prej nente kriteresh te detyrueshme, qe kandidatet duhet te plotesonin, mungonte kerkesa e PD-se qe ata nuk duhet te kene marre pjese gjate karrieres se tyre ne procese politike. Nje anashkalim i tille mund te dyzoje qendrimin e Partise Demokratike per te votuar, ose jo kandidaturat e reja qe Presidenti do te sjelle ne Kuvend se shpejti per te plotesuar vendet vakante ne Gjykaten e Larte. Dy dite me pare, nenkryetari i Grupit parlamentar demokrat, Ilir Bano, tha per gazeten, se PD do te mbeshtese kandidaturat e reja te Presidentit, vetem nese ne kriteret per perzgjedhjen e tyre, jane pranuar te gjitha sugjerimet e selise blu. Nje kusht ky per voten e PD-se ne seancen plenare. Ne mbyllje te afatit te punes, nente juristet e Presidences percaktuan nente kritere te detyrueshme qe kandidatet per anetare te Gjykates se Larte duhet te plotesojne. Kritere qe u perzgjodhen pas shqyrtimit te te gjitha sugjerimeve te partive politike. Ne krye te listes se kerkesave qe duhet te permbushin kandidatet eshte arsimimi. Sipas eksperteve, anetari i Gjykates se Larte, jo vetem duhet te kete arsim te larte, por dhe kualifikime shkencore. Po keshtu, anetaret qe do te perzgjidhen nga Presidenti Bamir Topi duhet te kene vjetersi ne pune dhe ushtrimin e profesionit ta kene sa me afer gjyqesorit. Si kriter u perfshi dhe integriteti i larte moral te kandidateve, por dhe reputacionin e mire ne komunitetin e juristeve dhe mbeshtetje shoqerore e institucionale. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›