E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, sot në Sofje për samitin e gazit natyror

Topi, merr pjesë në Samitin “Gazi natyror për Europën: Siguria dhe Partneriteti”, i cili zhvillohet në datat 24-25 prill, në Sofje. . Në këtë samit Topi pritet të takohet me homologë të tij të vendeve të interesuara për këtë treg 

TIRANE-Sot, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr pjesë në Samitin “Gazi natyror për Europën: Siguria dhe Partneriteti”, i cili zhvillohet në datat 24-25 prill, në Sofje. Presidenti pritet që po sot të mbajë fjalimin e tij të rastit. Topi, në takimet e shumta bërë në muajt e fundit ka lobuar për Shqipërinë, që gazsjellësi nga Uralet të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë, si rruga më e drejtë dhe më frytdhënëse për këtë treg. Kështu, Shqipëria pritet të bëhet pjesë e këtij tregu të madh rajonal për furnizimin me gaz, si burim alternative energjie. Në këtë samit Topi pritet të takohet me homologë të tij të vendeve të interesuara për këtë treg, si dhe me kryeministra që marrin pjesë në këtë aktivitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›