E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marikaj, përplaset me karrotrecin, vdes motocklisti

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të zonës së Marikajt, ku një drejtues motoçiklete ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes me një karroatrec 

TIRANE-DURRES-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një shtetasi mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të zonës së Marikajt, ku një drejtues motoçiklete ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes me një karroatrec. Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ende nuk bëhet i ditur emri i personit që humbi jetën, dhe as mosha e tij.

Nga hetimet, mësohet se shkaktar i aksidentit ka qenë vetë viktima, i cili ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar nga një rrugë dytësore. Për shkak të aksidentit u destabizilizua situata në autostradë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›