E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Bosch: Qeveria të orientojë emigrantët për investime



OSBE përmes kreut të saj në Tiranë, Robert Bosch, i kërkon qeverisë që të orientojë emigrantët shqiptarë si të investojnë paratë e tyre në kushtet kur aktualisht pjesa dërrmuese e tyre përdoren për ushqim. Ambasadori Bosch ishte dje i pranishëm gjatë një takimi me drejtues të Ministrisë së Punës dhe ekspertë, ku u diskutua për politikat efektive të migracionit për motive punësimi. Diplomati perëndimor vuri në dukje se emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 27.5% të popullsisë, çka është një nivel i lartë. Fakti që remitancat janë ulur tregon për vështirësitë e jetës së emigrantëve. “Këto remitanca përdoren kryesisht për ushqim dhe shumë pak për të hapur biznes. Detyra e qeverisë është të orientojë emigrantët duke u dhënë informacion se si t’i përdorin si duhet këto të ardhura”, - u shpreh ambasadori i OSBE-së, z. Bosch. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë vuri në dukje gjithashtu se të gjitha qeveritë duhet të mbështesin familjet e emigrantëve edhe nëpërmjet asistencës, si një mënyrë për të ulur varfërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›