E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gogo: Shkaqet që çojnë të miturit në krime

Gjendja e vështire ekonomike, divorci I prindërve apo edhe mosfrekuentimi i shkollës janë disa nga arsyet që të miturit futen në rrugën e krimit. Sipas shefit të sektorit të krimeve kundër pronës në drejtorinë e policisë së Tiranë, Harri Gogo kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të miturve nga mosha 14 deri në 18 vjeç të cilët kryejnë krime dhe veçanërisht duke vjedhur biznese apo edhe shtëpi.
Por mes gjithë këtyre mtë miturve ka edhe nga ata nën moshën 14 të cilët janë autorë të disa vjedhjeve madje ai rrefen edhe një rast ku për krimet fëmijës është arrestuar i ati, i cili dyshohet se shtynte fëmijën e tij në krim.
Ndërkohë kohët e fundit në komunikatën e policisë së kryeqytetit janë identifikuar një numër i madh të miturish të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme deri te ajo me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›