Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës

54 persona kanë rënë në pranga në Itali nën akuzën e trafikut të drogës. Banda drejtohej nga një familje shqiptare e cila kishte baza në Francë Holandë dhe në Spanjë.
Operacioni i policisë, i koduar "Nafiza" përfundoi sot në mëngjes me ekzekutimin e 54 urdhërarresteve si dhe me një numër sekuestrimesh. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15 shtetas shqiptarë, mes tyre një grua. Të arrestuarit te tjerë janë 32 shtetas tunizianë, një kosovar, 15 italianë, 8 marokenë, një rumun, një alegjerian dhe një shtetas nga Ekuadori.
Gjithashtu karabinierët sekuestruan më shumë se 2. 5 kg heroinë, 350 gram kokainë, një sasi hashashi si dhe 25 500 euro kesh, dy automjete, 25 telefona celulare si dhe disa karta telefoni. E kthyer ne vlere monetare, sasia e drogës së kapur mund të shitej në treg me vlerën 200 mijë euro.