E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, takim me ambasadorin amerikan Arvizu

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi ka pritur sot në një takim në Presidencë, ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.

Ambasadori Arvizu ka mbërritur paraditen e sotme në Presidencë, ku mbahet edhe takimi pa praninë e medias.

Nuk ka ende detaje rreth temës së takimit mes tyre. Takim që vjen vetëm një ditë pas zhvillimeve më të fundit lidhur me hetimet e 21 janarit, kërkesën e prokurorisë për arrestimin me burg të komandantit të Gardës akuzuar për vrasje, shoferit të tij dhe IT në kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›