“21 Janari”, Tahiri: të hetohen Berisha e Basha

Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i cili reagoi pas kërkesës së kryeprokurores Ina Rama për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS-së, Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla.
Në mungesë të kreut të opozitës, Tahiri bëri publik qëndrimin e opozitës për hetimet e deritanishme lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011. Në emër të gjithë deputetëve socialistë, pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit, Tahiri tha se të gjithë janë të gatshëm t’i nënshtrohen hetimit.
“Në emër të PS-së dhe deputetëve të saj shpreh vullnetin e plotë për të mbështetur hetimin e 21 janarit. Nëse i duhet kontributi i 3 deputetëve por edhe të tjerëve, ne jemi të gatshëm të hetohemi. Vetë kryetari i PS-së Edi Rama thekson se në mungesë të imunitetit të tij parlamentar është në dispozicion të Prokurorisë së bashku me të gjithë deputetët. Edhe unë nuk shoh asnjë arsye pse të mos jem pjesë e hetimit. Ne të gjithë nuk kemi bërë më pak, as më shumë se sa demonstrim”, tha deputeti Tahiri.
Tahiri theksoi më tej se organi i akuzës duhet të kishte kërkuar sot të hetohej edhe kryeministri i vendit Sali Berisha e ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha.
“Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë 4 njerëz, dhanë urdhër të hapet zjarr mbi njerëzit”, nënvizoi Tahiri.
“Prokuroria duhet t’i hetojë, përndryshe kërkesa për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të PS-së do na duket manovër për të krijuar ekuilibër të papranueshëm në hetim. Nëse Sali Berisha dhe Lulzim Basha do të lihen jashtë hetimeve, madje edhe Gjergj Lezhja - përgjegjësi direkt për mirëmbajtjen e serverit dhe shërbëtori i parë i Berishës në atë godinë - do të lihet jashtë hetimeve, opozita do ta konsiderojë përfshirjen e tre deputetëve të saj në hetim, si një kalkulim ekstra ligjor të Prokurorisë për të dalë mbi palë, por në fakt për t’u bërë palë me pengimin e drejtësisë për 21 janarin”.
Ai i kërkoi Prokurores së Përgjithshme Ina Rama “të vazhdojë hetimin e të mos bjerë pre e shantazheve të Sali Berishës”, ndërsa vendimin e gjykatës për të lënë në arrest shtëpie tre personat e akuzuar, Tahiri e cilësoi “të turpshëm”.
/Start/E.B/
2012-01-23 21:16