“21 Janari”, Arvizu: Hetime edhe për organizatorët

Gjatë konferencës për shtyp me kryeprokuroren Ina Rama, ai tha se përveç autorëve të katër vrasjeve, duhet të hetohen edhe organizatorët.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Prokuroren e Përgjithshme ndërsa vijohet në këtë hetim dhe gjithashtu nënvizoj se ky hetim duhet të jetë i pavarur nga çdo ndikim politik. Ky hetim duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe veçanërisht në hetimin e vrasjes së 4 protestuesve. Sigurisht, që edhe në rastin e demonstruesve që kanë ndërmarrë dhunë duhet të hetohen.
Gjithashtu, duhet të vazhdojë hetimi nëse ka ndonjë provë që pengon drejtësinë në hetime”, kërkoi ai. Ajo ofroi mbështetje për Prokuroren e Përgjithshme dhe për hetimet e mëtejshme. “SHBA në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurorisë derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qenë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Arvizu./Start/
2012-01-23 17:16