E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika u zbulua nga evropianët, 10 mijë vite para indianëve të Amerikës

Besohet se Amerika është zbuluar nga Kristofor Kolomit në vitin 1492. Por të dhënat e fundit tregojnë se fillimisht Amerika u zbulua nga gjuetarët e Epokës së Gurit nga Evropa, që besohet të ketë ndodhur 20 000 vite para Kolombit. Gjithashtu besohet se zbulimi i Amerikës nuk ka ardhur nga Azia por nga Evropa.

Një gjë e tillë del nga të dhënat të reja arkeologjike. Në gjashtë vendet në bregun lindor të SHBA-së janë gjetur disa gurë të punuar. Pas vrojtimit të tyre është zbuluar se ato janë 19 000 dhe 26 000 vjeçare dhe janë të stilit evropian.

Zbulimi sugjeron se mbajtësit e tyre kanë arritur në SHBA 10 00 vite para se stërgjyshët e indianëve të Amerikës të vinin këmbën në Botën e Re, raporton e përditshmja britanike Independent.

Të dhënat janë analizuar nga profesor Dennis Stanford, nga instituti Smithsonian në Uashington dhe profesor Bruce Bradley i Universitetit të Exeter.

Ata thonë se nga Evropa Perëndimore është emigruar për në Amerikën Veriore që në Epokën e Akullt. Arkeologët do të paraqesin zbulimet në një libër të ri Across Atlantic Ice, që do të botohet këtë muaj. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›