E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, 2000 ushtarë të vrarë

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA tha sot se rreth 2000 antarë të forcave të sigurisë janë vrarë përgjatë gjatë nëntë muajve të protestave anti-qveritare.

SANA tha se këto shifra janë marrë nag një letër që qeveria siriane i ka dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa, Kombet e Bashkuara thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë më shumë se 5000 persona, kryesisht civilë, në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, aktivistët deklaruan se rreth 29 persona u vranë gjatë ditës së sotme në qytetin qendror Homs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›