Topi takon Emirin e Katarit, thirrje për investime

Gjatë bashkëbisedimit, dy personalitetet e larta vlerësuan pozitivisht klimën e dialogut që ekziston midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shprehën dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
“Shpreh besimin se këto takime do të kontribuojnë në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesisht në sektorin ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve”, ka thënë Topi. Në këtë kuadër, Presidenti ritheksoi interesin e shtetit shqiptar për të mirëpritur investimet e kompanive dhe firmave prestigjioze e të fuqishme të Shtetit të Katarit, kryesisht në sektorin energjetik, në infrastrukturë, në shëndetësi, turizëm, arsim si dhe për organizimin e sipërmarrjeve të përbashkëta tregtare.
Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se tashmë Ballkani Perëndimor, i cili ka fituar siguri të qëndrueshme, me tregun e vet të përbërë nga vende që të ardhmen e kanë patjetër në strukturat euro-atlantike, paraqet mundësi tërheqëse për investime me shtrirje rajonale.
Nga ana e tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani shprehu bindjen se shkëmbimet e mendimeve në të tilla nivele janë një kontribut real në zhvillimin e marrëdhënieve mes popujve dhe qeverive dhe nivel bilateral, po ashtu dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm në kuadrin e organizmave ndërkombëtarë.
Emiri Bin Khalifa Al Thani dhe Presidenti Topi nënvizuan rëndësinë e rritjes së kontakteve të gjithanshme si dhe zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve të nënshkruara në Tiranë dhe projekteve të ndryshme me interes të ndërsjellët. /Start/
2011-12-12 08:40