Bilisht, “grabisin” 11-vjeçaren për ta martuar me nipin

Dy shtetas po ndiqen penalisht pasi kanë rrëmbyer një të mitur vetëm 11 vjeçe me kusht që ta martonin me nipin e tyre 15-vjeçar.
Policia lokale sqaroi se shtetasit Dritan Ajredini, 25-vjeç, banues në Rëmbec të Korçës me arsim dy klasë si dhe shtetasja Entela Ajredini, 23-vjeçe, edhe ajo me arsim dy klasë, kanë marrë pa dëshirën e saj të miturën E.T, , 11-vjeçe, banuese në qytetin e Bilishtit, me arsim 4 klasë, për ta çuar tek nipi i tyre G. A, 15-vjeç, banues në Rëmbec, pasi donin ta martonin me të.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00. Dy personat do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë pas akuzohen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. /Start/
2011-12-12 09:56