Banesa në flakë, shpëtojnë fëmijët
LIBRAZHD - Një banesë është djegur plotësisht në Qukës të Librazhdit, duke rrezikuar jetën e dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të së shtunës, kur një zjarr i menjëhershëm ka përfshirë banesën në pronësi të shtetasit Aqif Liçi. Ndërkohë kanë shpëtuar më mrekulli fëmijët e shtëpisë, të cilët janë nxjerrë nga shtëpia e përfshirë nga flakët nga ana e fqinjëve të familjes Liçi. Ata kanë lajmëruar pronarët e shtëpisë, të cilët të ndihmuar edhe nga fqinjët janë mundur të shuajnë flakët, por e kanë pasur të pamundur. Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë zjarrin, por banesa është djegur plotësisht dhe dëmet financiare janë të konsiderueshme. Sipas të dhënave të para, shkak për shpërthimin e zjarrit ka qenë shkarkimi i rrymës elektrike në rrjetin e amortizuar të shtëpisë. Ky është rasti i parë i djegies së banesës nga zjarret për këtë vit në rrethin e Librazhdit. a.k