E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Hoxhajn: Mbështetje maksimale Kosovës

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Duke vlerësuar qëndrimin e matur të institucioneve dhe punën që kanë bërë gjatë kësaj periudhe për konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës, Presidenti Topi nënvizoi edhe karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, çka sipas tij, synon shndërrimin e tyre në marrëdhënie model në rajon.

Topi  tha se ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Kosovë, ndërsa ritheksoi angazhimin dhe mbështetjen maksimale të shtetit shqiptar si për njohjet e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe për ofrimin e përvojës në proceset integruese që ka nisur tashmë Republika e Kosovës.

Ne mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi për çështje teknike dhe praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, – nënvizoi Presidenti Topi.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj e informoi Kreun e Shtetit shqiptar mbi strategjinë dhe objektivat e Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe kurorëzimin me sukses të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian si dhe për zbatimin përfundimtar të Planit Ahtisaari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›