Tarës i pëlqen Mavraj, por s’ka kontakte me lojtarin
TIRANE-Kur pritej një konkretizim i marrëveshjes Mavraj-Lazio, drejtori sportiv i “lacialëve”, Igli Tare thotë se nuk ka kontakte me mbrojtësin shqiptar të Greuther Furth, raporton “Supersport”.
Sipas Tares, shumë gjera që shkruhen janë vetëm spekulime.
“Mavraj më pëlqen se ka eksperiencë të madhe, është lojtar fantastik por nuk e kemi kontaktuar. Tani kemi hyrë në merkato dhe 90% e gjërave që shkruhen janë false dhe jo çdo udhëtim që bëj në Shqipëri ka lidhje me punën time sepse atje kam familjen”, ka thënë Tare.
Drejtuesi shqiptar i klubit “ngrin” kështu për momentin një kalim të Mavraj, që dukej thuajse i mbaruar pas fjalëve të lojtarit në Facebook që njoftonte se të hënën do të firmoste për Lazion, por me fjalët më pëlqen lë vend për negociata të mundshme me Greuther, ndërsa vetë Tare deklaroi se për sezonin tjetër klubi do të afrojë 4-5 lojtarë. Ndoshta njëri prej tyre mund të jetë Mavraj, por duhet të presim.
(d.b/BalkanWeb)