E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel në Kinë, takohet me presidentin dhe kryeministrin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po vijon vizitën në Kinë, ku gjatë tekimeve me krerët e shtetit ka kërkuar nga zyrtarët e këtij vendi të ushtrojnë presion ndaj Iranit, për të qenë “më i hapur dhe më transparent”.

Merkel ka takuar presidentin kinez, Hu Xintao, dhe kryeministrin Uen Xhiabao, për të diskutuar përpjekjet për sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Kina ka hezituar të mbështesë thirrjet e qeverive perëndimore për kufizime të reja ndaj Republikës Islamike, përfshirë edhe embargon e naftës.

Pekini është njëri nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane.

Gjatë vizitës së saj treditore në Kinë, Merkel pritet të diskutojë edhe për Sirinë dhe krizën në Eurozonë. Kancelarja gjermane po shoqërohet nga një delegacion i madh i përbërë nga shumë biznesmenë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›