Patozi I befasuar nga opozita PS te zbatoje paktin
Kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi kerkon qe opozita te zbatoje marreveshjen e 14 nentorit per votimin e ligjeve me shumice te cilesuar votash dhe per reformen zgjedhore dhe parlamentare. Patozi beri te qarte se mazhoranca i qendron plotesisht ketij pakti duke kerkuar qe i njejti vullnet te shprehet edhe nga ana e opozites. Mazhoranca eshte plotesisht e vendosur ti qendroje te gjitha reformave ti qendroje marreveshjes per te cilen kemi rene dakord ne menyre qe te ecin paralelisht reforma zgjedhore komisioni per ndryshime ne rregullore por edhe ligjet me 3/5. Jemi teresisht te cuditur dhe te befasuar nga ky qendrim i papritur i opozites ne nje kohe qe ne mezi kishim vendosur nje klime normaliteti ne mbylljen e sesionit te shkuar deklaroi Patozi. Me tej ai theksoi se uroj qe ky refuzim i papritur te jete qendrim emocional dhe i perkohshem i shefit te opozites. Patozi i beri apel opozites te rikthehet ne tryezen e bashkepunimit dhe te jape garancine e saj nese i qendron me apo jo marreveshjes se nenshkruar.