E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kazakistan: Nazarbaev kërcënon vëzhguesit e huaj

Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev ka kërcënuar se do të ndalojë prezencën e vëzhguesve perëndimorë në zgjedhjet e ardhëshme, pasi këta të fundit kritikuan zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Vëzhguesit perëndimorë, të udhëhequr nga OSBE, thanë se zgjedhjet, në të cilat fituese doli partia e Narzarbaevit, Nur Otan, nuk kanë përmbushur parimet themelore të zgjedhjeve demokratike.

Ndërkohë, Nazarbaevi tha se do t`i shyrtojë me vëmendje vëzhguesit që i fton në të ardhmen, duke shtuar se nuk do të ftohen më ekspertë të paguar në Kazakistan.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se të gjitha programet e qeverisjes janë të drejta, ashtu si edhe qëllimet e partisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›