Topi takon zyrtarin e lartë amerikan Tomikah Tileman
TIRANË- Presidenti Bamir Topi ka pritur sot në një takim Këshilltarin e lartë të Sekretares Amerikane të Shtetit për Shoqërinë Civile dhe Demokracitë e Reja, Tomikah Tileman.
Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se në 20 vite demokraci shoqëria shqiptare ka dëshmuar vlera dhe këndvështrim të vecantë në situata nga më të ndyshmet.
“Në këto njëzet vite demokracie, shoqëria civile shqiptare ka dëshmuar vlera dhe ka pasur një kontribut të pamohueshëm në bashkërendimin e qëndrimeve për shfaqjen dhe mbrojtjen e këndvështrimeve të saj për çështje të një interesi të veçantë e rëndësishëm publik, në situata nga më të ndryshmet. Ndaj, është detyrë e institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, për të dëgjuar më shumë zërin e tyre dhe për të ndërvepruar me qëllim rritjen e standardeve dhe vlerave të demokracisë në shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj”, - theksoi Presidenti Topi.
Ndërsa, Këshilltari i lartë i Sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Demokracitë e Reja, Tomikah Tileman, shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke vlerësuar rolin kushtetues dhe institucional të Kreut të Shtetit.
(e.m/BalkanWeb)