Arrestohet në Tropojë Ismet Hysa, theri me thikë gruan ditën e Bajramit
TROPOJË- Arrestohet Ismet Hysaj, 40 vjecari i cili vrau bashkëshorten e tij në sy të vajzës 2-vjecare ditën e Kurban Bajramit në shtëpinë e tyre në Tiranë.
Burime te policisë bëjnë me dije se 40-vjecari Hysa ishte fshehur tek të afërmit e tij në Tropojë.
Hysa ishte shpallur në kërkim pasi më 6 nëntor, ditën e Kurban Bajramit, pas debateve të forta me bashkëshorten e tij 24-vjecare Jetlira Doci, e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend, duke u arratisur më pas me vajzën e tyre 2-vjecare.
Ngjarja ndodhi, në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ndërkohë që policia gjeti vetëm pas 24 orësh vogëlushen 2-vjecare tek të afërmit e 40-vjecarit Hysa në Periferi.
Ismet Hysa akuzohet për “vrasje me dashje”, ndërkohë që nga të dhënat paraprake hetimore rezultoi se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.
(e.m/BalkanWeb)