Muriqan, arrestohet 47-vjeçari me kokainë

Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi një qese me lëndë narkotike kokainë, ndërsa pas një kontrolli në banesën e tij në Durrës, u gjetën edhe 6 kg e 134 gr, Marjuanë.
Në pranga ra shtetasi Ndre Ndue Gjeçi 47 vjeç, lindur në fshatin Gëziq të rrethit Mirditë dhe banues në lagjen Nr.13, të qytetit Durrës. Policia e Shkodrës, sqaroi se ku shtetas ishte nisur me automjetin e tij tip Benz Mercedez në drejtim të Italisë, ku kalonte transit nga Mali i Zi.
Menjëherë pas kapjes në flagrancë të këtij shtetasi, u organizua puna nga specialistë të antidrogës në D.P.Q. Shkodër dhe në bashkëpunim me forcat e policisë së Drejtorisë së Qarkut Durrës, pasditen e djeshme është ushtruar kontroll dhe në banesën e tij në lagjen Nr.13 të qytetit Durrës, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 pako të mbështjella me qese plastike, të mbushura me material bimor në gjendje të tharë me karakteristike të lëndës narkotike Marjuanë, me peshë gjithsej 6 kilogram e 134 gram.
Në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe gjithashtu shtetasit Ndre Gjeci, në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dhe dy telefonat e tij celularë. Materialet në ngarkim të shtetasit në fjalë iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e narkotikëve“. /Start/
2011-11-10 14:25