Topi te konsultohej Berisha Prita terheqjen e Sali Shehut
Kreu i ri i KLSH-së ndez debatin mes maxhorancë-presidencë. Në grupin parlamentar demokrat, kryeministri Sali Berisha theksoi se kreu i shtetit duhej të konsultohej me Parlamentin për emrin e drejtuesit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas Berishës, prapë kësaj sjellje të Presidentit fshihet projekti i kryesocialistit, Edi Rama për të shndërruar në parti të vogla politike institucionet kushtetuese.
“Ka një përcaktim kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimet e saj, është normë kushtetuese, thotë se Kreu i Shtetit duhet të konsultohet me Parlamentit për kandidaturat që i sjell . Presidenti nuk do ta zbatojë këtë përcaktim, është zgjedhja e tij, por një gjë është e sigurtë, po ta marrë në këtë formë, sa herë që të mos i përmbahet do të shumëzojnë veten më zero, cilido qoftë, kaq është efekti. Gjykata Kushtuese ka urdhëruar me vendimin e saj Presidentin e Republikës të konsultohen me Parlamentin, çfarë do të thotë me këtë. Thotë se inatet shqiptarçe mënjanë , funksionimi i kushtetutës imponon këtë normë, përndryshe maxhoranca është maxhorancë. Thuhet sot në media pse nuk është konsultuar presidenca me maxhorancën çka lihet të kuptohet se, është konsultuar me opozitën. Ne nuk kemi asnjë keqardhje për këtë, absolutisht jo. Të vetmin problem, jo për ne. Ky projekt i zotit Rama për të shndërruar në partiçka të vogla institucionet kushtetuese shtyllat kryesore te shteti është don kishotesk.”, tha Berisha.
Referuar ligjit të mbetjeve të kthyer nga Presidenti i Republikës, shefi i qeverisë theksoi se ai është një detyrim që rrjedh nga marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe pjesë e kontratës që Shqipëria ka me Bashkimin Europian. Kryeministri i quajti ekstremistë dhe antiglobalistë, njerëzit të cilët i janë kundërvënë ligjit të mbetjeve urbane. Kryeministri sqaroi se nga rreth 300 artikuj që parashikoheshin nga Bashkimi Europian për tu importuar në Shqipëria, në vendin tonë do të mbërrijnë vetëm 50 prej tyre.
Fushata e regjistrimit të popullsisë u konsiderua nga kryeministri Berisha si një projekt i suksesshëm. Ai shtoi se përpunimi i të dhënave dhe publikimi i rezultateve do të bëhet nga INSTAT në kohën e duhur. Shtetet që e përfunduan Censusin në muajin prill i publikuan të dhënat pas 6 muajsh.
Erjon Ajazi